Fero godet Arbenitën: Ti je analfabete

  • A.P /
  • 06 September 2025 - 10:32
Fero godet Arbenitën: Ti je analfabete

Pas deklaratës së gjatë të Arbenita Ismajlit, ku modelja hodhi akuza të rënda ndaj ish-partnerit të saj Fero, nuk ka vonuar përgjigjja e reperit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Në një postim në Instagram, ai i ka cilësuar pretendimet e saj si “të rreme” dhe “shpifje”.

“3 vite më vonë… tani zgjohesh me akuza të rreme? Kush të ka mësuar të shkruash? As të shkruash s’din, je analfabete,” shkruan Fero, duke ironizuar Arbenitën.

Ai shton se fama e saj e vogël erdhi vetëm nga fakti se ishte pranë tij, duke i mohuar gjithë akuzat që ajo kishte bërë.

Reperi pretendon se Arbenita ka folur vetëm pas shpalljes së urdhërarrestit ndaj tij, duke e akuzuar se po përpiqet ta njollosë publikisht.

Image

(Kosova Sot Online)