Ndryshimi i papritur i Kate Middleton i lë të gjithë pa fjalë

  • A.P /
  • 06 September 2025 - 12:47
 Ndryshimi i papritur i Kate Middleton i lë të gjithë pa fjalë

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes me paraqitjen e saj më të fundit, ku u shfaq krah Princit William në një vizitë në Muzeun e historisë natyrore, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Kësaj radhe, dukja e 43-vjeçares i ka lënë të gjithë pa fjalë.  Ndryshe nga dalja e saj e fundit publike, Kate u shfaq me flokë dukshëm më të gjatë dhe shumë më të çelur. Një transformim i papritur dhe i pazakontë që menjëherë ndezi komentet në rrjete sociale.

Shumë admirues e përgëzuan për pamjen e re dhe për buzëqeshjen që përcillte energji pozitive, por nuk munguan edhe komentet shqetësuese.

Image

(Kosova Sot Online)