
Lexoni edhe:
Julia Roberts tregon rregullat e rrepta me të cilat rriti fëmijët
Partneri i Dua Lipës, Callum Turner, ka deklaruar së fundmi se dëshira e tij e vetme është që të qëndrojë pranë saj përgjithmonë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Këngëtarja me famë botërore dhe aktori i famshëm dhanë një intervistë për emisionin “Etalk”. Në momentin që 35-vjeçari u pyet për planet e tyre të ardhshme, ai u përgjigj:
Julia Roberts tregon rregullat e rrepta me të cilat rriti fëmijëtLexoni edhe:
“Thjesht të jemi bashkë, përgjithmonë”.
Ishte janari i vitit 2024 kur nisi lidhja e Duas me Callum. Ndërkohë thashethemet për fejesën e tyre nisën në dhjetor të po atij viti, kur ylli i muzikës postoi në rrjetet sociale disa foto ku shfaqej me një unazë diamanti në gisht.
Dy testamente SEKRETE të Giorgio Armanit, misteri i dy dokumenteve të shkruara me…
Por konfirmimi zyrtar erdhi në qershor, gjatë një interviste të Dua Lipës për “British Vogue”.
“Po, u fejuam. Është shumë emocionuese. Ky vendim për t’u plakur së bashku, për të ndarë jetën dhe për të qenë miqtë më të mirë përgjithmonë – është një ndjenjë vërtet e veçantë”, rrëfeu Lipa.
Një burim i tha revistës “People” në qershor se çifti po e shijon periudhën e fejesës dhe nuk kanë ndonjë nxitim për t’u martuar.
“Dua është e çmendur pas Callumit. Ata kanë folur për të ardhmen dhe për dasmën. Por sapo janë fejuar dhe janë ende në atë ‘atmosferën festive’. Nuk kanë filluar ende as planifikimin e dasmës,” shtoi ai.
Nga ana tjetër, çifti ka vendosur të bashkëpunojë profesionalisht, duke themeluar kompaninë “TwentyTwo Films Limited”. Kjo kompani do të fokusohet në prodhimin e filmave artistikë dhe shfaqjeve televizive. Si Dua Lipa (30 vjeç), ashtu edhe Callum Turner (35 vjeç) zotërojnë aksione të barabarta.
(Kosova Sot Online)