Ganimete Jashanica publikon këngën e re 'Të harroj'

  • A.P /
  • 13 September 2025 - 09:31
Ganimete Jashanica publikon këngën e re 'Të harroj'

Pas kurorëzimit të 40-vjetorit të karrierës me një koncert madhështor, artistja e njohur Ganimete Jashanica ka publikuar këngën e saj më të re, të titulluar “Të harroj”, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Kënga vjen me një interpretim të shkëlqyer nga këngëtarja, duke reflektuar stilin e saj të njohur dhe emocionin që e ka karakterizuar ndër vite.

 

Ajo sjell një baladë të ndjerë që trajton temën e ndarjes dhe harresës, me tekst të fuqishëm dhe melodi prekëse.

Në videoklipin që e shoqëron projektin, Jashanica shfaqet për herë të parë në një kontekst kaq personal, së bashku me dy fëmijët e saj.

Ky projekt vjen si dëshmi e vazhdimësisë dhe përkushtimit të saj ndaj muzikës edhe pas katër dekadash në skenë.

Premierë: 'Të harroj' nga  Ganimete Jashanica 

(Kosova Sot Online)