
Lexoni edhe:
Hailey Bieber e zbulon sekretin e bukurisë
Luizi sapo dha lajmin që po pritej nga fansat: një film i ri me Kiara Tito po vjen! Prej kohësh është përfolur për këtë projekt, ku Luizi dhe Kiara do të jenë protagonistët kryesorë, dhe duket se tani gjithçka po bëhet zyrtare, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Jemi duke u organizuar për të bërë një film bashkë,” – kishte thënë Kiara në maj. “Është hera e parë që e them publikisht. Luizi e ka përmendur ndonjëherë në Story, por tani po flasim për diçka konkrete. Është një projekt që e kemi shumë për zemër dhe mezi presim ta realizojmë.”
Hailey Bieber e zbulon sekretin e bukurisë
Lexoni edhe:
Edhe pse detajet janë ende të pakta, Kiara la të kuptohet se filmi do të ketë si temë kryesore dashurinë – diçka që nuk çudit, duke marrë parasysh historinë e tyre që ka mbushur mediat rozë shqiptare.
“Sigurisht që do të ketë edhe dashuri brenda,” – shtoi ajo me një të qeshur. “Ku do shkojmë ne të dy pa transmetuar pak dashuri?!”
Sipas burimeve të brendshme, projekti është në fazën e përgatitjes, ndërsa xhirimet pritet të nisin së shpejti. Me mënyrën sesi e formuloi mesazhin, Luizi lë të kuptohet se çdo episod dhe histori që ka mbushur mediat rreth tyre do të marrë formë filmi.
Ende nuk dihet titulli apo kasti i plotë, por një gjë është e sigurt: në shkurtin e ardhshëm, Luizi dhe Kiara nuk do të jenë më thjesht lajm – por një film!

(Kosova Sot Online)