Kush është vajza misterioze krah Capital T?

  • A.P /
  • 06 November 2025 - 14:05
Kush është vajza misterioze krah Capital T?

Capital T ka ndezur rrjetet sociale me një postim të ri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka ndarë një fotografi ku shfaqet para hyrjes së një restoranti luksoz, i veshur me rroba të zeza elegante, ndërsa pranë tij shihet një vajzë me të njëjtin kod ngjyrash.

 

Fytyra e saj është mbuluar me një zemër të kuqe ku shkruhet “Date night”, gjë që ka nxitur menjëherë spekulime në publik.

Pamja ka rikthyer zërat për një lidhje të mundshme mes reperit dhe modeles së njohur Adrola Dushi.

Image

(Kosova Sot Online)