Bella Hadid: Ja me kënd është zemra ime

  • A.P /
  • 07 March 2026 - 11:50
Bella Hadid: Ja me kënd është zemra ime

Modelja Bella Hadid deklaroi se zemra e saj është me qytetarët iranianë dhe çdo civil që vuan pasojat e tensioneve dhe sulmeve të fundit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo theksoi se e ardhmja e Iranit duhet t’i përkasë popullit, jo udhëheqësve që i përdorin për interesa politike.

 

Ajo bëri thirrje për mbrojtjen e civilëve, shmangien e përshkallëzimit të konfliktit dhe për ruajtjen e humanizmit.

Hadid gjithashtu u kërkoi ndjekësve të saj të mbështesin organizatat humanitare që veprojnë në rajon.

Modelja, me origjinë palestineze, ka folur shpesh publikisht për konfliktet në Lindjen e Mesme dhe për pasojat humanitare të luftërave, veçanërisht në Palestinë.

Image

(Kosova Sot Online)