Bella Hadid: Ja kush më mësoi të heq dorë nga perfeksionizmi

  • A.P /
  • 13 March 2026 - 08:28
Bella Hadid: Ja kush më mësoi të heq dorë nga perfeksionizmi

Modelja dhe aktorja Bella Hadid ka treguar se përvoja në serialin The Beauty i ka dhënë mësime të rëndësishme si në jetën personale ashtu edhe në karrierë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Ajo tha se gjatë xhirimeve mësoi të largohej nga obsesioni me perfeksionizmin dhe të dilte nga zona e saj e rehatisë.

Hadid theksoi se në sheshxhirim pamja e jashtme nuk ishte prioritet, gjë që e ndihmoi të ndryshojë qasjen ndaj vetes.

Në serial, ajo luan rolin e një supermodeleje që përfshihet në një histori të errët rreth një ilaçi kozmetik.

Image

(Kosova Sot Online)