Big Mama në zi, ndahet nga jeta nëna e saj

  • A.P /
  • 20 March 2026 - 08:04
Big Mama në zi, ndahet nga jeta nëna e saj

Këngëtarja  Besiana Kasami, e dashur për publikun si Big Mama, ka njoftuar ndarjen nga jeta të nënës së saj, Emine Kasami, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes një postimi në llogarinë personale në Instagram, ajo ka ndarë këtë humbje të madhe me familjarët, miqtë dhe ndjekësit, duke theksuar boshllëkun e thellë që ka lënë në jetën e saj dhe të familjes së afërt.

 

Big Mama ka dhënë gjithashtu detajet e ceremonisë mortore, duke respektuar traditën dhe besimin.

Falja e namazit të xhenazes do të mbahet te varrezat e reja, ndërsa ceremonia e varrimit do të zhvillohet nesër, më 20 mars 2026, pas namazit të xhumasë, në varrezat e vjetra. Këto detaje tregojnë respektin dhe dashurinë e thellë që familja ka për të ndjerën.

Image

(Kosova Sot Online)