
Lexoni edhe:
Jennifer Lopez zgjedh qetësinë apo një dashuri të re?
Kim Kardashian ka habitur fansat me një rrëfim të sinqertë rreth rutinës së saj të përditshme shëndetësore, duke zbuluar se konsumon një numër të madh suplementesh çdo ditë për të ruajtur mirëqenien fizike, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ylli i televizionit dhe sipërmarrësja e njohur foli për këtë gjatë një interviste në podcastin “Good Hang”, të moderuar nga aktorja Amy Poehler, ku tema kryesore ishte kujdesi shëndetësor i grave pas moshës 40-vjeçare, përfshirë vitaminat, analizat e gjakut dhe densitetin e kockave.
Jennifer Lopez zgjedh qetësinë apo një dashuri të re?
Lexoni edhe:
Gjatë bisedës, Kim pranoi se rutina e saj është mjaft intensive.
“Marr ndoshta 35 suplemente në ditë. I ndaj në tri doza dhe në një moment thashë: ‘Nuk mund ta marr më këtë vaj peshku. Jam lodhur nga kaq shumë pilula’”, u shpreh ajo.
Sipas Kardashian, pas lodhjes nga marrja e vazhdueshhme e pilulave, vendosi të ndërpriste për një periudhë vajin e peshkut (fish oil), por rezultatet e analizave të gjakut treguan menjëherë ndryshim.
“Kur më dolën analizat, ishte e qartë që e kisha ndalur. Atëherë duhej ta rifilloja përsëri”, shtoi ajo.
Kim veçoi veçanërisht fish oil, një suplement i njohur si burim i acideve yndyrore omega-3, që shpesh lidhen me mbështetjen për shëndetin e zemrës dhe trurit, uljen e inflamacionit dhe ndikimin pozitiv te lëkura, sytë dhe nyjat.
Megjithatë, pavarësisht përfitimeve, Kardashian pranoi se rutina e saj e ngarkuar me pilula shpesh i shkakton atë që e quajti “lodhje nga tabletat”, një ndjesi që vjen nga konsumimi i vazhdueshëm i shumë suplementeve çdo ditë.
Rrëfimi i Kim Kardashian ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, duke rikthyer diskutimin mbi balancën mes kujdesit shëndetësor dhe varësisë nga suplementet në jetën moderne.

(Kosova Sot Online)