Bryan Adams me koncert në zemër të Prishtinës

  • A.P /
  • 29 June 2026 - 08:03
Bryan Adams me koncert në zemër të Prishtinës

Artisti i mirënjohur botëror, Bryan Adams, ka mbajtur një koncert në kryeqytetin e Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Me interpretimet e disa prej hiteve të tij, si “Summer of 69”, “Everything I do, I do it for you”,  “Lonely nights” dhe “The only thing that looks good on me is you”, etj. Adams tani 67 vjeçar, ka prekur publikun kosovar.

 

Madje, gjatë këtyre interpretimeve, Adams, është shoqëruar edhe nga vet publiku i pranishëm në koncert.

Bryan përmes muzikës së tij, arriti edhe në Prishtinë të krijonte lidhje me të pranishmit përmes emocioneve të krijuara.

Adams gjatë koncertit,  u shoqërua me piano, derisa ai vetë, kishte një kitarë. Yll kanadez i “rock’ut të butë” ( soft rock) që u bë i famshëm globalisht në vitet 80’të, sipas disa të dhënave ka shitur mes 75-100 milionë kopje të  albumeve.

Image

(Kosova Sot Online)