Madonna tregon se kush e afroi më shumë me vajzën e saj!
Madonna ka zbuluar se bashkëpunimi muzikor me vajzën e saj, Lourdes Leon, u shndërrua në një eksperiencë shumë më të thellë sesa një projekt artistik, duke ndihmuar në forcimin e marrëdhënies së tyre nënë e bijë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në një intervistë për revistën “Interview”, ikona e muzikës tregoi se ishte vetë Lourdes ajo që i propozoi të shkruanin së bashku një këngë. Sipas artistes, ideja lindi si një mënyrë për të shëruar plagët emocionale dhe për të krijuar një lidhje edhe më të fortë mes tyre.
Madonna shpjegoi se procesi krijues i afroi më shumë dhe i lejoi të ndanin ndjenja dhe emocione që ndoshta nuk do t’i kishin shprehur në mënyra të tjera.
Ajo pranoi se ajo që filloi si një bashkëpunim muzikor u kthye në një moment shumë të rëndësishëm personal, i cili ndikoi edhe në frymëzimin e saj artistik dhe në vendimin për t’iu rikthyer punës për një album të ri.

(Kosova Sot Online)
