Si do të jetë dita e Krishtlindjes për secilën nga shenjat e horoskopit? - Astro - Kosova Sot
Si do tė jetė dita e Krishtlindjes pėr secilėn nga shenjat e horoskopit?

Si do tė jetė dita e Krishtlindjes pėr secilėn nga shenjat e horoskopit?

Kështu do të jetë dita e juaj e Krishtlindjes, për secilën shenjë të Horoskopit

Dashi

Jupiteri dhe Urani do ju ndihmojnë të merrni vendimet e rëndësishme. Janë tepër të kujdesshëm gjatë periudhës së Krishtlindjeve, sidomos nëse keni planifikuar një udhëtim për të bërë ski. Dashuria është në ajër për ju këtë ditë.

Demi

Personat e shenjës së Demit, do e marrin partnerin/en dhe do shkojnë në një vend të largët. Atmosfera do të jetë e ngrohtë dhe do merrni shumë dashuri.

Binjakët

Dita e Krishtlindjeve do të jetë një ditë e vështirë për ju, sepse do lodheni duke përgatitur çdo gjë perfekte. Nivelet e stresit tuaj do të shkaktojnë tensione në marrëdhënien tuaj dhe partneri/ja juaj do të këmbëngulë të relaksoheni. Ka ardhur koha të largoni lodhjen, i dashur Binjak!

Gaforrja

Gaforret do e kalojnë këtë ditë me familjen, e cila ka shumë rëndësi për ta. Ushqimi do të jetë i shijshëm dhe atmosfera do të jetë e përkryer, pa tension apo mosmarrëveshje në horizont. Gëzuar Krishtlindjet, Gaforre!

Luani

Për luanët kjo ditë do jetë shumë e lumtur dhe e organizuar. Venusi do ju sigurojë një ditë me dashuri dhe romancë nëse ju jeni në një marrëdhënie. Me një Luan, festat janë plot energji pozitive!

Virgjëresha

Kjo ditë do jetë e vështirë për ju virgjëreshë, sepse mendjen do e keni dikur tjetër, te financat tuaja. Mos u shqetësoni shumë, sepse miqtë dhe familjarët do ju ndihmojnë. Festoni, sepse po u mendove shumë, nuk do shijosh gjë! Gëzuar Krishtlindjet!

Peshorja

Peshoret do të jenë të ndarë mes magjisë së sezonit festiv dhe panikut në lidhje me organizimin; sidomos ushqimin. Peshore, edhe ju duhet të shijoni festën, mos e vrisni shumë mendjen.

Akrepi

Akrepët nuk do jenë shumë pozitivë këtë ditë dhe si pasojë do shkojnë në një udhëtim larg çdo gjëje. Kjo gjë do i bëjë mirë dhe do e shijojnë më shumë festën e Krishtlindjeve.

Shigjetari

Shigjetar, Krishtlindjet e tua do të jenë perfekte! Do jeni në humor dhe do rrethoheni nga njerëz që vërtet ju duan. Gëzuar o shenja e argëtimit!

Bricjapi

Jo çdo gjë do të shkojë si e kishit planifikuar, por mos u shqetësoni se çdo gjë do zgjidhet. Do keni disa keqkuptime me familjarët tuaj, por asgjë serioze. Tensionet do largohen shpejt! Si shenjë e përgjegjshme që jeni, do dini sit ë shijoni festën!

Ujori

Dashuria do të jetë e pranishme në këtë ditë. Do merrni shumë dhurata të shtrenjta, por edhe ju nuk do pyesni fare për harxhimet që do bëni. Shijojeni jetën i dashur Ujor!

Peshqit

Do jeni në shoqërinë e miqve tuaj dhe familjarëve. Dita e Krishtlindjeve për ju do jetë e gëzueshme, por sërish dikush do ju mungojë. Harroni njerëzit që ju mungojnë dhe fokusohuni te festa, i dashur Peshk!

(Kosova Sot)

18 orë e 50 minuta më parë
20/01/18
aaaaaaaa