SI SECILA SHENJË E HOROSKOPIT PËRJETON NDARJEN DHE ZEMRËN E THYER

  • 26 December 2017 - 09:22
SI SECILA SHENJË E HOROSKOPIT PËRJETON NDARJEN DHE ZEMRËN E THYER

Zemrën e thyer pas ndarjes njerëzit e shërojnë me biseda të ndryshme dhe duke i analizuar nga secili kënd, derisa të tjerët ngushëllim gjejnë në alkool dhe dalje.

DASHI

Kur Dashit i thyhet zemra, takohet me sa më shumë partnerë. Vazhdon t'ia kujtojë vetes se është një trofe me vlerë dhe se nuk guxon të mposhtet dhe nuk do të pushojë derisa ta gjejë dikë që e trajton në mënyrë të përgjegjshme.

DEMI

Do të ndalojë të gjitha kontaktet dhe gjithçka që i kujton partnerin. Ai beson në thënien: "nëse nuk e takon, nuk e mendon" dhe nuk ruan asnjë detaj që ia kujton ndarjen e dhimbshme.

 BINJAKËT

Ata do të provojnë të mbeten miq edhe pse me zemër të thyer. Konsiderojnë se përmes miqësisë do t'ia dalin të rikuperojnë ndarjen dhe se me lehtë do ta mbijetojnë humbjen nëse nuk komunikojnë me partnerin.

GAFORRJA

Ai do të jetë nervoz, por do të besojë se gjithçka ndodh për një arsye. Me dhimbjen në zemër, do të vazhdojë të dëgjojë si edhe para se ka njohur ish-dashurinë e tij.

LUANI

Luani futet nëpër aventura të reja. Merr pjesë në secilën aventurë për të hequr gjithë dhimbjen dhe zemërimin që ndjen. Jetën e jeton sikurse sot të jetë dita e fundit e jetës së tij.

VIRGJËRESHA

 Virgjëresha përqendrohet në punë dhe bëhet më e mira në fushën e vet. Virgjëresha punon pa u ndalur dhe regjistrohet në kurse të reja dhe e merr edhe një edukim shtesë. Ajo gjithnjë punon, sepse nuk mundet të mendojë për humbjen derisa punon.

PESHORJA

Ato zhduken. I shmangin njerëzit për një kohë, sepse nuk duan që askush t'i pyesë për ish-partnerët apo si ndihen. Prandaj, edhe zhduken nga faqja e dheut derisa të mbledhin forcë që të mund të flasin për ndjenjat e veta.

AKREPI

Shkon në kafenenë më të afërt. Akrepi është shumë ekstrem, e kur është lënduar, mundet t'i qaset një sjelljes vetë-shkatërruese. Zakonisht ka reaksion të fortë emocional dhe dhimbje në zemër, e kjo sjellje është mënyra e vetme për të mbijetuar.

SHIGJETARI

Udhëton diku. Indi, Tailandë, Bali - kudo qoftë në ndonjë vend të qetë ku mundet qetë të mendojë, ta lë partnerin dhe të përqendrohet në zhvillimin emocional të tij dhe mendor. Ai e lëshon vendin, ndal telefonin dhe shkon në shërim.

BRICJAPI

Kalon më shumë kohë me pjesën tjetër të familjes dhe mbush zbrazëtinë me një lloj më ndryshe të dashurisë. Bricjapi është shumë i orientuar ndaj familjes, e familja i ngushëllon dhe qetëson ata.

 UJORI

Përdor kreativitetin për të vazhduar tutje. Ai është kreativ dhe ka shpirt artisti dhe e di se si dhimbjen e vet ta shndërrojë në art. Tregimet e tij për dashurinë, dramat, i ndan me të tjerët.

PESHQIT

Shkojnë te terapeuti. Peshqit janë shumë emocionuese dhe të ndjeshme, por këtë rrallë ua tregojnë edhe më të dashurve. Për ta mbushur zbrazëtinë, bisedojnë me dikë që i kupton dhe nuk i gjykon.

(Kosova Sot)