Mënyra të trishtueshme se si burrat përpiqen të përballen me thyerjen e zemrës

  • A.P /
  • 15 February 2023 - 17:30
Mënyra të trishtueshme se si burrat përpiqen të përballen me thyerjen e zemrës

Si përballen djemtë me thyerjen e zemrës? Fatkeqësisht, meshkujt nuk janë të mirë kur bëhet fjalë për pasojat e një ndarjeje.
Femrat ndjejnë dhimbje më intensive menjëherë pas ndarjes, por meshkujt e kanë shumë më të vështirë të rikuperohen nga thyerja e zemrës në terma afatgjatë.

Si e kalojnë?
•Ata flenë – shumë.

Kur një njeriu i thyhet zemra, ajo zgjon “ariun” e tij të brendshëm.
Edhe pse kjo mund ta bëjë ndarjen pak më të lehtë (dhe shumë më konfuze).

Ajo që dua të them është se, kur burrat kanë dhimbje, u pëlqen të bien në letargji. Kështu ata flenë gjatë gjithë kohës. Ata duan të kalojnë sa më shumë kohë pa ndjenja, sepse kur janë duke fjetur, nuk ndjejnë dhimbje.

Dhe kush e di? Ndoshta ata do të flenë aq gjatë sa, një ditë, zgjohen në një botë krejtësisht të re,një botë ku nuk mund të kujtojnë se çfarë ua theu zemrën në fillim. (Nuk ka gjasa.)

•Ata heshtin.

Kjo mund të jetë mënyra më pak e shëndetshme me të cilën meshkujt përballen me ndarjet.

Ndonjëherë, kur një njeri është i lënduar, ai thjesht tërhiqet nga bota. Ai nuk i sheh miqtë e tij, ai ndalon së daluri dhe thjesht shkëputet nga të gjithë të tjerët.

Një arsye që ndodh kjo është se burrat nuk kanë shpesh infrastrukturën e miqësisë për t’i ndihmuar ata të përballojnë humbjen.
Gratë kanë mjaft përvojë në ndihmën e miqve që të përballen me ndarjet, saqë kanë edhe klishetë e tyre – të hanë një gallon akullore, të pinë verë, të kërcejnë rreth tavolinave ndërsa këndojnë etj.

Siç e përmenda, burrave u pëlqen të mendojnë se mund të “ndreqin” thyerjen e zemrës ose, së paku, të ulin kokën dhe të presin dhimbjen.

Fatkeqësisht, kjo mund të shpjegojë pse burrave u duhet më shumë kohë për t’u rikuperuar nga një ndarje sesa gratë. Ata po shmangin përballimin e humbjes dhe nuk e lejojnë veten të shërohen.

Nëse njihni një djalë që po përpiqet të “përmirësojë” trishtimin e tij pas ndarjes, inkurajoni atë të flasë me miqtë e tij, të flasë sinqerisht dhe ndonjëherë të dalë nga shtëpia.


(Kosova Sot Online)