“Shërbëtorja e Mehmetit u zhduk pas vrasjes, kryeministrin e helmuan, pastaj…” - Dossier - Kosova Sot
“Shërbëtorja e Mehmetit u zhduk pas vrasjes, kryeministrin e helmuan, pastaj…”

“Shërbëtorja e Mehmetit u zhduk pas vrasjes, kryeministrin e helmuan, pastaj…”

Duro Shehu shprehet i bindur se vellain e tij kryeminister i helmuan dhe me pas e vrane.

Mehmet Shehu në shtratin e vdekjes
Mehmet Shehu në shtratin e vdekjes

Ne intervisten ekskluzive per Gazeten Panorama ai shprehet se gruaja qe punonte dhe i sherbente kryeministrit kishte filluar pune vetem dy dite me pare dhe me pas u zhduk.

PJESE NGA INTERVISTA

Tani, pas kaq vitesh nga ajo ngjarje e rëndë, i qëndronin bindjes se Mehmet Shehun e kanë vrarë?

Pse, ju akoma e kini në dilemë? Më vjen keq, sidomos për njerëzit e medies, që nuk kanë arritur të shkojnë përtej trillimit të thurur në zyrat e kupolës së regjimit, sipas të cilit Mehmet Shehu vrau veten. Jo, ore, jo, e kam thënë dhe e pohoj fort që Mehmetin e kanë helmuar dhe pastaj e kanë qëlluar me armë për të krijuar alibinë e vetëvrasjes.

E kanë pohuar dhe të tjerë këtë version, por pa fakte konkrete. Pastaj shumë prej tyre çarmatosen sa njihen me letrën e testamentit që ka lënë atë mbrëmje Mehmeti…

Fakte thotë ky. Keni pyetur ndonjëherë juve për analizat që i janë bërë filxhanit të çajit që ka pirë Mehmet Shehu atë natë? Keni pyetur ju për emrin e punonjëses së shtëpisë që ia ka servirur? Pse është zhdukur pa gjurmë ajo grua që e kishin sjellë për t’i shërbyer kryeministrit vetëm dy ditë më parë? Unë për vete kam pyetur. E di kush është ajo grua. E di edhe si është zhdukur pa lënë gjurmë qysh mbrëmjen e 18 dhjetorit 1981. Di shumë gjëra për porositë që i janë dhënë.

Sakaq, kam hetuar gjatë edhe për mënyrën si është qëlluar me armë pas helmimit. Ka akoma dëshmitarë të gjallë nga ajo histori. Çuditem pse nuk flasin, po çuditem pse dhe nuk i kërkojnë të dëshmojë. Ose, një fakt tjetër edhe më tronditës. A e dini ju që Llambi Ziçishti, ish-ministër i Shëndetësisë, ka shkuar në plumb vetëm pse ka pohuar: “Nuk jam dakord me aktin e vetëvrasjes. Nuk ka mundësi asnjë zemër të mbajë dy plumba njëherësh, një plumb në zemër i merr jetën në moment njeriut”. Ka, ka me dhjetëra fakte e dëshmi autentike që të çojn.

(Kosova Sot)

8 minuta më parë
20/06/18