Familjet në këtë qytet e kanë ruajtur pasurinë për 600 vjet

  • 31 May 2016 - 23:47
Familjet në këtë qytet e kanë ruajtur pasurinë për 600 vjet

Familjet më të pasura në Firence, Itali kanë pasur të mira materiale që para 600 vitesh. Ky përfundim vjen pas një studimi të fundit të dy ekonomistëve italianë, Guglielmo Barone dhe Sauro Mocetti, të cilët arritën të bënin një analizë krahasuese të pagimit të taksave në vitin 1427, me ato të vitit 2011.

Duke krahasuar pasurinë e familjeve me të njëjtin mbiemër sot dhe atëherë, studiuesit dolën në përfundim se familjet më të pasura në Firence 600 vjet më parë, mbeten po ato, pra me të njëjtin mbiemër edhe gjatë kohëve të sotme.

Familjet që gjenden në krye të shtresës sociale-ekonomike dhe në mesin e tatimpaguesve të mëdhenj të kohës, kanë po të njëjtin mbiemër të atyre që ruanin pozita të larta gjashtë shekuj më parë.

Është e çuditshme se si këto familje kanë qenë në gjendje të ruajnë pasurinë e tyre në një sërë periudhash historike të vështira për Firencen, si fushata e Napoleonit në Itali, diktatura e Benito Musolinit dhe dy luftërat botërore.

Studimi shton prova të mëtejshme se si të pasurit mbeten të pasur dhe statusi i një familjeje mund të vazhdojë për shekuj, ose më shumë se 28 breza të tërë (Angli).

(Kosova Sot)