Lila zbulon detaje nga "Euro 2016": Pogba më quajti të çmendur

  • 27 June 2016 - 14:30
Lila zbulon detaje nga

Mesfushori i kombëtares, Andi Lila, ka zbuluar disa detaje nga ndeshjet e Evropianit. Lila thotë se shpesh herë e mbante Pogban me duar dhe në një moment ky i fundit iu kthye duke i thënë: “A je i çmendur?”.

"Unë mbaja Martialin, por në fund, te Franca u aktivizua Pogba. Ai është shumë i gjatë, një kokë më i gjatë se unë dhe në goditje këndi apo dënimi po të mos e mbaje me hile të shkëputej. Ndaj unë e kapja me duar si të mundja 2-3 herë, duke u munduar që të mos më shihte gjyqtari”, ka rrëfyer Lila.

"Ai thirri dy-tre herë por gjyqtari nuk e dëgjonte, pasi në Marsejë ishte rrëmujë, kishte shumë tifozë. Ndaj mu kthye dhe më tha në anglisht ‘A je i çmendur?’. ‘Po’ i thashë dhe u largova me shpejtësi”, tregon Lila.

(Kosova Sot)