Mediat italiane: Ja 7 arsye përse e mundim Gjermaninë

  • 01 July 2016 - 11:51
Mediat italiane: Ja 7 arsye përse e mundim Gjermaninë

Mediat italiane kanë radhitur 7 arsye se përse Italia pritet të fitojë çerekfinalen e së shtunës kundër Gjermanisë.  Italianët u kujtojnë kundërshtarëve se tradita nuk duhet harruar. Në përballjet direkte zyrtare, Italia ka fituar 4 herë, ka barazuar po 4 dhe nuk ka pësuar asnjë humbje me “panzerat” gjermanë.

Ndërsa arsyeja e dytë është se mbrojtja më e mirë është Bonucci-Barzagli-Chiellini. Në analizën e mediave thuhet se, Gjermania vërtet nuk ka pësuar asnjë gol, por kundërshtarët e saj nuk mund të krahasohen me Belgjikën, Suedinë apo Spanjën.

Gjithashtu, ata u kujtojnë vuajtjen e Mario Gomezit në Serie A gjatë 2 viteve të tij me Fiorentinën, gjë e cila e detyroi të fluturonte drejt Turqisë.

Arsyeja e pestë është edhe diferenca mes Conte-s dhe Low. Italianët e vlerësojnë trajnerin tyre si “lojtarin e 12”, si njeriun që transformoi një formacion dosido në një skuadër të vërtetë.

Mediat kanë radhitur si arsye të gjashtë fitoret e skuadrave me fanella me ngjyrë blu, duke nisur nga Italia, Islanda apo dhe Franca, që është ende në lojë.

Një tjetër fakt apo krahasim është bërë edhe me kilometrat e përshkruara nga dy skuadrat në fushë. “Ne vërtet jemi gjyshër, por deri tani në Francë kemi vrapuar më shumë se atletët gjermanë”, shkruajnë mediat italiane.

Mes këtyre fakteve nuk mund të mbetej jashtë kapiteni Buffon, i cili sipas mediave italiane ka maturinë dhe eksperiencën e duhur për të karikuar skuadrën në sfida të tilla.

(Kosova Sot)