Ja çfarë thotë Ronaldo për ndeshjen Belgjika-Uellsi

  • 01 July 2016 - 11:55
Ja çfarë thotë Ronaldo për ndeshjen Belgjika-Uellsi

Pas kualifikimit në në gjysmëfinale kapiteni i Portugalisë ka folur rreth kundërshtarit që do të dëshironte përballë në sfidën e radhës, e cila përcakton fituesin e biletës për në finalen e madhe të 10 Korrikut në Paris.

“Belgjika është shumë e fortë, por Uellsi është befasia e Kampionatit Europian. Eshte një ëndërr të fitojmë Europianin” shprehet Ronaldo pas fitores me Poloninë me penallti.

Edhe pse nuk spikati në fushë, Ronaldo mori komplimentat e trajnerit Santos, që e vlerësoi për paraqitjen edhe pse për 120 minuta nuk e bëri diferencën.

“Cristiano ka luajtur ndeshje fantastike, por njerëzit duan vetëm gola, gola dhe gola, por ai ka luajtur në mënyrë të jashtëzakonshme dhe është një kapiten i madh” tha Santos.

(Kosova Sot)