Mënyra e re e aplikimit të 'eyeliner'-it

  • 20 June 2016 - 11:39
Mënyra e re e aplikimit të 'eyeliner'-it

Nëse dëshironi që ta freskoni dukjen tuaj të grimit, e që gjatë kësaj t'i theksoni sytë tuaj, është koha e duhur që ta provoni trenin e ri - 'eyeliner'-in e njollosur. Në 'Instagram' është paraqitur një trend i ri për sytë, i cili në fakt mund të bëhet nga secila., raporotn gazeta Kosova Sot

Bëhet fjalë për 'eyeliner'-in e njollosur. Aplikimi fillon si zakonisht, me kufizim të kapakëve të epërm me një linjë të mprehtë. Për këtë përdoreni 'eyeliner'-in në formë xheli ose lapsin. Më pas e merrni një brushë të pastër për përzierje për ta zbutur linjën.

Për ta bërë atë të njollosur, por me qëllim e jo në mënyrë që t'i ngjani pandës, e merrni një brushë tjetër të pastër, në të cilën keni aplikuar pak hije për sy, dhe kjo është e tëra! Kjo dukje është e mirë, sepse është e butë dhe mund të aplikohet edhe gjatë ditëve të punës. Gjithashtu do të duket mirë me 'eyeliner' të kafenjtë. Rrumbullakojeni këtë dukje, duke aplikuar pak theksues në këndin e brendshëm të syrit dhe në ashtin ballor. 

(Kosova Sot)