Kurat natyrale për poret e gjera

  • 26 June 2016 - 17:12
Kurat natyrale për poret e gjera

Ilaçet natyrale, të cilat ua kemi sjellë më poshtë, janë shumë të rëndësishme për trajtimin e lëkurës, sidomos për femrat, të cilat kanë probleme me poret e zgjeruara. Megjithatë, përveç përdorimit të tyre, është e rëndësishme të krijohet edhe një rutinë e shëndetshme për kujdesin ndaj lëkurës, me theks të veçantë në pjesën e pastrimit të shpeshtë, që shmang akumulimin e yndyrës dhe papastërtive , transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

Domatet

Maska me domate balancon pH-në natyrale të lëkurës, duke e bërë më të lehtë largimin e yndyrës dhe papastërtive tjera nga lëkura dhe si rrjedhojë duke zvogëluar edhe ndikimin që mund ta kenë radikalët e lirë. Antioksiduesit që gjenden në masë të madhe në domate ndihmojnë në mbylljen e poreve të hapura dhe në pastrimin natyral të lëkurës. 

Udhëzime:

Preni një domate të freskët, largojani farat dhe aplikojeni pjesën e butë të domates në fytyrë.

Lëreni maskën që ta kryej punën e vet për dhjetë minuta, para se ta pastroni me ujë të vakët. 

Image

Kripa dhe ajka

Kripa është një përbërës ideal për shtresimin e lëkurës dhe largimin e qelizave të vdekura. E, kur kombinohet me acidin laktik që gjendet në ajkë ai krijon një ilaç të shkëlqyer për nominimin e poreve dhe eliminimit të papastërtive.

Udhëzime:

Përzieni një lugë gjelle ajkë me një lugë çaji kripë dhe përzierjen e fituar aplikojeni në pjesën e lëkurës, që është më së shumti e prekur, duke bërë lëvizje rrethore. Lëreni përzierjen që të kryej punë për rreth njëzet minuta dhe përfundimisht pastrojeni me ujë të vakët. 

Image
Image

Të bardhtë e vezës dhe lëngu i portokallit

Përdorimi i të bardhëve të vezës në lëkurë është shndërruar në një trajtim tejet të zakontë kohëve të fundit, pasi që të bardhtë e vezës ndihmon në tërheqjen e lëkurës, duke shmangur problemet e lëshimit të lëkurës, që është një shenjë e pleqërisë. Për më tepër, kur të bardhtë e vezës kombinohet me vitaminën C që gjendet në lëngun e portokallit, krijon një maskë ideale për largimin e qelizave të vdekura të lëkurës dhe zvogëlimin e poreve.

Udhëzime:

Tundeni të bardhtë e një veze dhe përzieni mirë me lëng portokalli për ta krijuar një lëng homogjen. Përzierjen e fituar aplikojeni në fytyrë duke përdorur brushë, lëreni të thahet dhe përfundimisht pastrojeni me ujë të vakët. 

Image

Lëvorja e papajës

Ndonëse pothuajse gjithmonë hidhet në mbeturina, lëvorja e papajës është e pasur me lëndë ushqyese, që janë shumë të rëndësishme për mirëqenien e lëkurës.

Udhëzim:

Trajtojeni pjesën e lëkurës që është e prekur nga poret e gjera me pjesën e brendshme të lëvores së papajës. Lëreni përzierjen që ta kryej punën e vet për njëzet minuta, para se ta pastroni me ujë të ftohtë. 

Image

Aloe-vera

Aloe-vera është e pasur me lëndë ushqyese dhe ka veti që ndihmojnë në zvogëlimin e madhësisë së poreve si dhe në balancimin e nivelit të pH-së. Vitaminat, mineralet dhe antioksiduesit që gjenden në aloe-vera e bëjnë atë shumë të përshtatshëm për zbutjen e lëkurës, duke parandaluar edhe shfaqjen e shenjave të pleqërisë së parakohshme.

Udhëzime:

Nxirreni xhelin nga një aloe-vera dhe aplikojeni në fytyrë. Prisni 20 minuta para se ta pastroni lëkurën me ujë të vakët. 

Image

Mjalti

Mjalti ka veti antibakteriale që ndihmojnë në zvogëlimin e prezencës së baktereve, që shkaktojnë akne. Përveç eliminimit të yndyrës së tepërt, mjalti ndihmon edhe në zvogëlimin e poreve të zgjeruara.

Udhëzime:

Aplikoni një shtresë të hollë të mjaltit në gjithë lëkurën e fytyrës ose vetëm në pjesën që është më shumë e prekur nga poret e zgjeruara. Lëreni mjaltin që ta kryej punën e vet për rreth 15 minuta, para se ta pastroni fytyrën me ujë të ftohtë. Një tjetër mundësi është që ta përzieni mjaltin me tërshërë, për ta krijuar kështu një maskë të përshtatshme për fytyrë. 

(Kosova Sot)