2 vajra që assesi nuk bën t'i përdorni në plazh

  • 31 July 2016 - 10:40
2 vajra që assesi nuk bën t'i përdorni në plazh

Dielli është burim i jetës, shëndetit dhe humorit të mirë, por ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të diellit është i rrezikshëm dhe kancerogjen, veçanërisht nëse përdorim mjetet e gabuara për mbrojtje siç janë disa vajra. Shumë njerëz, në vend të kremrave të shtrenjta, me vete në plazh marrin ndonjë preparat shtëpiak siç janë disa vajra me shtesa eterike me ndihmën e të cilave do të nxihen më shpejt, por ekspertët tërheqin vërejtjen në shumë rreziqe që fshehin preparatet e tilla,raporotn Gazeta Kosova Sot

Vajrat e kantarionit dhe ullirit nuk mbrojnë nga rrezet e dëmshme Përdoren shumë vajra eterike, ndërsa verës është pothuajse i ndalua përdorimi i tyre. Duhet të theksohet se vaji i kantarionit nuk bën të aplikohet para ekspozimit ndaj diellit, pra nëse e keni aplikuar në lëkurë duhet të kalojnë së paku 24 orë para se të mund t'u ekspozoheni rrezeve të diellit me sigurinë që nuk do të keni efekte të padëshiruara anësore. E njëjta gjë vlen edhe për vajin e ullirit, i cili ka efekt fantastik në lëkurë pasi që e hidraton dhe e bën atë elastike, por nuk do t'ju mbrojë nga rrezet ultraviolete.

Shumë shpesh mund të shkaktojë djegie, të cilat nëse ndodhin shpesh mund të shkaktojnë dëme të qëndrueshme në lëkurë siç është hiper-pigmentimi, keratoza solare ose kanceri i lëkurës. Aplikimi i kremit me faktor mbrojtës Për këtë arsye është me rëndësi që trupit tuaj t'i ofron mbrojtje adekuate me kremra me faktorë të duhur mbrojtës. Konsiderohet se kremi me faktor mbrojtës 50 me efikasitet filtron dhe mbron nga 98 për qind të rrezeve UVA që arrijnë deri te lëkura jonë, i cili është faktori maksimal mbrojtës. Këto rreze shkaktojnë kryesisht ndryshime në sipërfaqe të lëkurës dhe kanë shkaktare kryesore të plakjes së parakohshme lëkurës. Gjatë njëzet viteve të fundit studimet kanë konfirmuar se rrezet UVA gjithashtu shkaktojnë dëme në qelizat e shtresës bazale të epidermës, ndërsa sot mendohet se ato rreze mund të kontribuojnë, madje shkaktojnë kancerin e lëkurës. Aplikimi i kremit me faktor të lartë mbrojtës është i rëndë- sishëm për të gjithë, e veçanërisht i rëndë- sishëm është për personat me lëkurë të ndritshme lëkura e të cilëve digjet gjithmonë gjatë ekspozimit ndaj diellit. 

(Kosova Sot)