Ilaç shtëpiak kundër zbokthit

  • 25 August 2016 - 16:42
 Ilaç shtëpiak kundër zbokthit

Zbokthi është njëri ndër problemet më të shpeshta të flokëve. Ja si ta hiqni qafe atë në mënyrë të natyrshme

Lyejeni flokët me vajin e ullirit dhe lëreni që të qëndrojë gjatë natës. Lani flokët me ndonjë shampo të butë bimore. Kjo nuk do t’ju ndihmojë vetëm në largimin e zbokthit, por edhe që ta largoni sasinë e tepërt të yndyrës, nga e cila edhe krijohet zbokthi, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Po ashtu, mund të shtoni edhe lëng limoni, të cilin e përzieni me vaj para se ta fërkoni kokën. Me përmbajtjen e lartë të thartirës, limoni është i mrekullueshëm për largimin e zbokthit. Zhyteni rozmarinën në ujë të nxehtë dhe shfrytëzojeni atë për shpëlarjen e flokëve pas trajtimit me vaj dhe shampo. Po ashtu, për shpëlarje mund ta përdorni edhe uthullën.

Mendohet se edhe vezët janë efikase për largimin e zbokthit. Tundni dy vezë në një enë dhe përzieni ato me ujë. Vendoseni këtë masë në kokë dha mbajeni 20 minuta para se ta shpëlani me ujë të vakët. 

(Kosova Sot)