Përgatiteni ilaçin vendor për thonj më të fortë

  • 28 August 2016 - 08:47
Përgatiteni ilaçin vendor për thonj më të fortë

Nuk e njohim asnjë femër, e cila nuk pëlqen thonj të bukur, të fortë dhe me gjatësi të dëshiruar. Por, të gjithë e dimë se nganjëherë ky është mision i pamundur - kryesisht shumë shpejt pëlcasin ose janë të hollë dhe bëhen si lëvore. Nëse nuk jeni adhurues të llakut në formë të xhelit, jemi të sigurt se kërkoni zgjedhjen në mënyrë që thonjtë t'i bëni më të fortë dhe më të bukur,raporton gazeta Kosova Sot

Po vjen receta e dëshmuar. Me preparatin shtëpiak për thonj më të fortë rezultatet i vëreni që pas 2-3 javësh, e është lehtë dhe lirë, saqë edhe nuk mund të besoni. Ju nevojitet vetëm një përbërës! Pra, gjithçka që ju nevojitet për përmirësimin e thoit është hudhra dhe llaku i zakonshëm për thonj. Shtypni një thelb të hudhrës sa më imët, sipas mundësive ta bluani dhe ta shtoni në llakun pa ngjyrë. E lini të qëndrojë pesë deri dhjetë ditë.

Është e domosdoshme që me këtë llak çdo të dytën ditë t'i lyeni thonjtë dhe atë në këtë mënyrë - vendosni shtresë pas shtrese disa herë. E lini të qëndrojë e më pas e hiqni. Thonjtë t'i shpëlani me lëng limoni, për të neutralizuar aromën e hudhrës.

(Kosova Sot)