7 nuancat që janë "in" këtë sezon

  • 26 September 2016 - 20:30
7 nuancat që janë

Edhe pse adhurojmë stinën e verës dhe faktin se mund të aplikojmë grim minimal -vjeshta është tregim tjetër. Në vijim ju sjellim 7 nuanca që mezi presim t'i aplikojmë muajve që po vijnë,raporton Gazeta Kosova Sot

NUANCAT E MBYLLËTA VJOLLCË Edhe pse një buzëkuq tamam nuk është risi, këtë vit nuancat e mbyllëta janë bërë edhe më të mbyllëta. 

PËRZIERJE E NUANCAVE TË KUQE DHE ROZË Nëse ngjyrat e mbyllëta të kumbullës ju frikësojnë pak, zgjidheni ngjyrën e lëngshme të boronicës së kuqe. Përzierja e toneve rozë dhe atyre të kuqe në mënyrë të përsosur u përshtatet të gjitha toneve të lëkurës. 

BALSAMI NEUTRAL PËR BUZË Gjithmonë ekziston opsioni që të zgjidhni balsam, i cili në buzë gjithmonë lë ngjyrë të mbylltë të lehtë - nëse i mbani si të vetme apo si shtresë të lehtë sipër buzëkuqit.

NUANCAT KREM Buzët ezmere janë në trend dhe po dominojnë edhe këtë sezon. 

NUANCAT NEUTRALE ME NËNTONE ROZË Nuk ka gjë më të mirë sesa nuancat rozë krem, ato neutrale, të buzëkuqit të përditshëm.

NGJYRA E PJESHKËS Edhe pse zakonisht ngjyrën e pjeshkës e lidhim me pranverën, në fakt është shumë më freskuese gjatë vjeshtës. Me nëntone rozë ose të portokallta, do ta freskojnë fytyrën pa bërë shumë mund

E KUQE E MBYLLËT Kur të dëshironi që të lini përshtypje apo gjurmë, atëherë buzëkuqi i kuq, i mbylltë është zgjidhja. 

(Kosova Sot)