Harroni flokun me gjatësi mesatare, ky është stili i ri që do ta adhuroni

  • 22 October 2016 - 08:32
Harroni flokun me gjatësi mesatare, ky është stili i ri që do ta adhuroni

Trendi që kishte pushtuar botën ishte stili i mesëm për nga gjatësia e flokut në formë të rrumbullakët. Ishte ky një kompromis i përsosur midis flokut të gjatë dhe atij të shkurtë,transmeton gazeta Kosova Sot. Mirëpo, moda po ndryshon, trendët shkojnë dhe vijnë, e edhe ky stil i takon të së kaluarës. Në skenë dalin, as më pak e as më shumë se  - BALLUKET.  Siç e dini, për balluket kryesisht përcaktohen vajzat që nuk dëshirojnë të heqin dorë nga floku i gjatë, por duan pak ndryshim. Pra, jo vetëm se këtij trendi i janë dorëzuar stilistët më të mëdhenj të flokut, por edhe një numër i madh i  disenjatoreve të modës, manekinet e të cilave me guxim  kanë “përqafuar” balluket në javën e fundit të modës. Një nga stilistet më të njohura në Hollivud, Jenn Atkin, ngrohtë u sugjeron të gjitha vajzave ta përqafojnë këtë trend.  Mirëpo, që të gjitha femrat e kuptojnë që dikush kishte balluke, sa e mundimshme është nëse flokun nuk e keni të drejtë. Stilistja nga Holllivudi thekson se balluket e drejta janë tashmë këtu, dhe krejt çfarë duhet të bëni është t’i thani me tharës të flokut dhe të lejoni vetë të marrin formë. Kështu do të keni një stil të flokut që kurrë nuk del nga moda dhe nuk kërkon shumë kohë për t’u rregulluar. Theksoni balluket e drejta, nga anash apo varësisht nga forma juaj e fytyrës dhe gjatësisë së flokut. 

(Kosova Sot)