Inspirohuni nga yjet për trendët e bukurisë së kësaj vjeshte

  • 25 October 2016 - 19:16
Inspirohuni nga yjet për trendët e bukurisë së kësaj vjeshte

Yjet e Hollivudit gëzojnë vëmendje mbarëbotërore dhe si rrjedhojë, ato bëhen inspirim për shumë femra anekënd botës sa i përket dukjes dhe trendëve të ndryshëm. Andaj, nëse edhe ju jeni pjesë e grupit të madh të femrave që për inspirim kanë bukuroshet e Hollivudit, më poshtë ua kemi sjellë disa trendë vjeshtorë për rutinën tuaj të bukurisë ,raporton Gazeta Kosova Sot

FLOKËT E GJATË DERI NË BEL Rihanna, Kim dhe Kourtney Kardashian, Nicki Minaj dhe Naomi Campbell janë përfaqësueset kryesore të këtij trendi. Pasi kishin provuar flokët më të shkurtër, që të gjitha këto yjet janë parë me flokë të gjatë deri në bel. Veçanti e kësaj dukje është që flokët duhet të jenë super të drejtë. 

Image

 

 

VËMENDJA TEK BUZËT Ndonëse ngjyrat e ndezura të buzëkuqit, deri vonë, nuk janë shoqëruar me stinën e vjeshtës, yjet si puna e Emily Blunt, Diane Kruger dhe Olivia Palermo duket se janë të përkushtuar që ta shndërrojnë atë në trend vjeshtor. 

Image

KAÇURRELAT Siç ndodh shpesh, kaçurrelat janë kthyer në modë për stinën e vjeshtës dhe atë jo vetëm kaçurrelat natyrale. Një numër i madh i yjeve, përfshirë këtu Christina Hendricks dhe Mandy Moore, kanë filluar ta kërkojnë ndihmën e stilistëve për t'i dredhuar flokët e tyre. 

Image

 

STILI BISHTKALI I GJATË Nuk keni nevojë ta shikoni dy herë Beyoncé-n dhe ta kuptoni që stili bishtkali, me flokë të gjatë, është rikthyer fuqishëm. Tani, përgatitni zgjatjet e flokëve dhe shkëlqeni! 
Image

 

 

GRIMI MË I LEHTË Artisti i grimit, që punon me Kim Kardashian, Mario Dedivanovic, ka bërë të ditur që dukja, të cilën jemi mësuar ta shohim tek klientja e tij, ajo e konturimit të thellë, është zëvendësuar me një grim shumë më të lehtë. Megjithatë, ai thotë që edhe për krijimin e kësaj dukje duhet përdorur bronzuesi dhe theksuesi, sikur në dukjen e mëhershme, mirëpo me një 'prekje të lehtë'.

Image

 

BUZËKUQI I ERRËT Buzëkuqi me ngjyrë të errët do të jetë një tjetër trend i madh gjatë kësaj vjeshte, gjë e cila është dëshmuar edhe nga yjet e Hollivudit si Olivia Palermo dhe Elsa Hosk, të cilat janë parë me buzëkuq me ngjyrë të kaltër të mbylltë.

Image

 

DETAJET E ARTA Këtë sezon, kapakët e syve tuaj nuk do të kompletohen pa një dozë të vogël të hijezuesit me ngjyrë metalike. Se a dëshironi të aplikoni një sasi të vogël, si puna e Naomi Campbell-it apo dëshironi ta mbuloni gjithë qepallën me shkëlqim të artë, mbetet zgjedhje juaj.

 

Image

 

BALLUKET Nëse jeni duke menduar se cili është përditësimi më i madh ditëve të fundit në Hollivud, atëherë përgjigjja është e qartë: balluket që vjedhin gjithë vëmendjen. Lily Collins, Chrissy Teigen dhe Gigi Hadid janë vetëm disa nga të famshmet që janë parë me këtë stil flokësh.

Image

 

BUZËT ME SHKËLQIM Natyrisht, kjo nuk do të thotë që duhet t'i hidhni buzëkuqët tuaj të preferuar, megjithatë, është shumë e rëndësishme që pasi ta keni aplikuar buzëkuqin tuaj të preferuar, të shtoni edhe një dozë të shkëlqyesit. 

Image

 


(Kosova Sot)