Vetullat e trasha sa hap e mbyll sytë!

  • 26 October 2016 - 07:58
Vetullat e trasha sa hap e mbyll sytë!

Interneti është i vërshuar nga recetat e ndryshme të cilat shpjegojnë si ta përshpejtoni rritjen e vetullave tuaja, duke ua kthyer dendësinë, por të pakta janë ato që janë me të vërtetë efikase L e të mos e injorojmë efektin e vajit të vjetër të ricinit. Ai është i lirë dhe me të vërtetë efikas. Vaji i ricinit njihet edhe me emrin "ar i lëngshëm" për flokë, vetulla, e përdoret që nga koha e egjiptianëve të lashtë. Ky vaj e forcon qimen, përmirëson strukturën e saj, por e nxit edhe rritjen e tyre. Ky vaj përmban thartirën e rrallë ricinoleike, e cila ka një veprim të fortë antibakterial dhe antiinflamator, por siguron edhe hidratimin e vetullave, qerpikëve dhe flokëve. Ai depërton në qime, duke e ushqyer atë dhe duke e hidratuar. Ekspertja e njohur e grimit, Fara, ka pranuar se kjo është receta më e thjeshtë dhe tretmani i saj i preferuar kur flitet për përkujdesjen ndaj vetullave.,raporton Gazeta Kosova Sot

PËRBËRËSIT: • Vaji i ricinit, • Maskara e vjetër.

PËRDORIMI: Çdo mbrëmje, para se të bini në gjumë, duhet vënë vajin e ricinit në vetulla dhe në qerpikë, sipas dëshirës. Nënkuptohet që më parë duhet ta keni hequr grimin dhe ta keni pastruar fytyrën mirë e mirë. Për vënien e këtij preparati më së miri është që ta përdorni aplikuesin e veçantë apo brushën e pastruar të maskarës së vjetër. Vëreni mirë vajin dhe flini. Këtë tretman duhet përdorur 2 - 3 muaj. Më pas qerpikët dhe vetullat do të jenë dukshëm më të trasha, më të dendura dhe më të errëta. 

(Kosova Sot)

Image