Kurat natyrale për femrat me flokë të thatë

  • 28 October 2016 - 19:35
Kurat natyrale për femrat me flokë të thatë

Shumë femra në botë kanë probleme me flokë të thatë, megjithatë, nëse edhe ju jeni njëra nga to, nuk keni pse të shqetësoheni më, pasi që mund të përdorni ilaçe natyrale, që ua mundësojnë fitoni flokë të butë dhe ta eliminoni kësisoj problemin me flokët e thatë ,raporton Gazeta Kosova Sot

1. MASKA ME MJALTË DHE VAJ KOKOSI Vaji i kokosit ushqen flokët dhe kësisoj stimulon rritjen e flokëve të shëndoshë. Kur vajit të kokosit i shtoni mjaltë, ndihmoni në rritjen e elasticitetit të flokëve dhe në balancimin e prodhimit të yndyrës natyrale në flokë. Përbërësit: Sasi të njëjta të vajit të kokosit dhe mjaltit Udhëzime: Përzieni mjaltin dhe vajin e kokosit në një kontejner plastike dhe nxeheni në mikrovalë deri sa të jetë krijuar një përzierje me konsistencë. Trajtojini flokët nga rrënjat deri në majë me përzierjen e fituar. Vendoseni një kapelë plastike në flokë dhe lëreni për 30-60minuta, para se t'i pastroni me shampon. 

Image

 

2. MASKA ME AVOKADO DHE BANANE Kjo është maskë natyrale për trajtimin e flokëve të thatë, që gjithashtu ndihmon në 'rehatimin' e flokëve në kokë. Avokado përmban shumë acide yndyrore, antioksidues dhe minerale, të cilat promovojnë shëndetin e flokëve. Përbërësit: Një banane të qëruar; Një avokado të qëruar. Udhëzime: Shtypni mirë pemët dhe përzieni mirë e mirë. Përzierjen e fituar aplikojeni në flokë dhe lëreni të qëndrojë për rreth 30 minuta, para se t'i pastroni flokët siç bëni zakonisht.

Image

 

3. KTHEJANI SHKËLQIMIN FLOKËVE ME ÇAJ Flokët e thatë kanë mungesë shkëlqimi, megjithatë edhe kjo mund të rregullohet me kurë natyrale. Thjesht, shpëlarja e flokëve pasi t'i keni pastruar ata ndihmon në rikthimin e shkëlqimit të humbur. Përbërësit: Çaj të zier së fundmi. Udhëzime: Përdoreni çajin për t'i shpëlarë flokët pasi që t'i keni pastruar me shampon. Për biondet, rekomandohet përdorimi i çajit të kamomilit. Ndërsa, për zeshkanet rekomandohet përdorimi i çajit të zi për shpëlarje.

Image

4. AVOKADO DHE MENTA PËR FLOKË MË TË BUTË Avokado dhe menta përbëjnë një kombinim të shkëlqyer për trajtimin e flokëve të thatë, pasi që krijojnë një maskë qetësuese, që hidraton flokët dhe ua kthen shkëlqimin, duke promovuar edhe rritjen e flokëve. Për më tepër, aroma e mentës funksionon si qetësues i stresit. Përbërësit: 1 avokado; 2 lugë gjelle të gjetheve të çajit të mentës. Udhëzime: Shtypeni mirë e mirë avokadon dhe shtojani gjethet e çajit të mentës. Përzieni mirë deri sa të jenë kombinuar mirë. Përzierjen e fituar aplikojeni në flokë dhe lërini për 30 minuta, para se t'i shpëlani. 

 

Image

5. UTHULLA E MOLLËS Me gjasë keni dëgjuar për fuqinë që ka uthulla e mollës. Tani e rëndë- sishme është që ta përdorni këtë fuqi të uthullës së mollës për t'i rigjallëruar flokët tuaj. Përbërësit: 1 lugë çaji uthull molle; 2 lugë gjelle vaj ulliri; Të bardhtë e tri vezëve. Udhëzime: Përzieni të gjithë përbërësit derisa të jetë krijuar një përzierje homogjene, të cilën më pastaj duhet ta aplikoni në flokë. Mbështillni me një qese plastike dhe lërini në atë gjendje për 30 minuta. Përfundimisht, pastrojini dhe shpëlajini flokët.

Image

 

6. PËRFITIMET E FLOKËVE NGA VEZËT Vezët janë të mira për ju në mënyra të ndryshme. E, ndër përfitimet e shumta që i keni nga vezët, rigjallërimi i flokëve të thatë është njëri nga më të rëndësishmit. Përbërësit: 1 vezë Një sasi e vogël e shamponit tuaj të zakonshëm. Udhëzime: Përzieni vezën dhe shamponin deri sa të jetë krijuar një përzierje homogjene. Aplikojeni përzierjen e fituar në flokë dhe lëreni të qëndrojë për rreth 5 minuta. Përfundimisht, shpëlajini flokët tuaj.

Image

 

7. PËRZIERJA E VAJRAVE PËR FLOKË TË SHËNDOSHË Flokët tuaj do t'jua dinë për nder për këtë trajtim, andaj mos humbni kohë që ta provoni atë. Përbërësit: Disa pika vaj të drurit të sandalit; Disa pika vaj xhoxhoba ose vaj ulliri. Udhëzime: Përzieni vajrat në dorën tuaj, para se t'i trajtoni majat e flokëve me të. Nëse dëshironi që një përzierje të tillë ta përdorni në gjithë flokët tuaj, sigurohuni që të siguroheni që të mos përdorni sasi të madhe. 

Image

 

(Kosova Sot)