Shtatë dobitë e aplikimit të akullit në fytyrë

  • 27 March 2017 - 15:52
Shtatë dobitë e aplikimit të akullit në fytyrë

A jeni duke kërkuar një produkt të bukurisë që mund të ndihmojë në reduktimin e rrudhave, parandalojë aknet dhe heq qafe qeskat e errët nga sytë. Atëherë provojeni akullin, transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

E FORCON LËKURËN 

Akulli mund të jetë një alternativë për prodhimet komerciale për forcim të lëkurës. Të ftohtit e redukton madhësinë e poreve të zmadhuara dhe e lë lëkurën të ndihet e butë edhe për një periudhë të gjatë kohore. Pasi ta aplikoni, lëkura shtrëngohet, duke reduktuar rrudhat.

Image

REDUKTON PRANINË E RRUDHAVE 

Akulli ka një efekt interesant në shtrëngimin e enëve të gjakut nën lëkurë. Mundet të kontribuojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut për oksigjenim më të mirë në qeliza. Temperatura e fortë kontrollon inflamacionet dhe minimizon efektet e radikaleve e lira në indet lëkurore. Aplikimi i rregullt i akullit në lëkurë e bën atë elastike, parandalon linjat dhe rrudhat. 

Image

LUFTON VAJIN TEPRICË

Akulli është i përdorshëm për kontrollimin e gjëndrave dhjamore në lëkurë. Përbërësit hidratues do të thellohen në poret tuaja dhe ndihmojnë në heqjen e sebumit që shkakton aknet. Pasi të keni aplikuar akull për disa minuta, do ta vëreni se reduktohet ai shkëlqimi i tepërt dhe ndiheni një ndjenjë të këndshme dhe të butë. 

Image

LEHTËSON TË DJEGURAT NGA DIELLI 

Falë temperaturës së ftohtë dhe veprimit hidratues, terapia me akull është zgjedhje e duhur për trajtimin e të djegurave nga dielli. Aplikimi i akullit redukton të djegurat dhe ndjenjën e të kruarave. Stimulon aktivitetin e qelizave për shërim më të shpejtë. 

Image

LUFTON QESKAT NËN SY

Formimi i qeskave të errëta në sy është diçka që secili dëshiron ta shmangë. Problemet me qarkullimin dhe mbajtja e lëngjeve janë shkaktari kryesor për këtë gjendje. Për fat të mirë, qeskat e errëta mund t'i minimizoni me akull. Para se të shkoni në shtrat, bëni masazh fytyrës me kubëza të akullit për disa minuta, përsëriteni dhe në mëngjes. 

Image

HIDRATON LËKURËN 

Përderisa akulli është i hatashëm për lëkurën e yndyrshme. Është i hatashëm edhe për ata njerëz që kanë lëkurë të thatë. Akulli promovon heqjen e qelizave të vdekura nga fytyra dhe ndihmon në ruajtjen e lagështisë. Pasi që nuk dëmton pH-në e lëkurës, është mënyrë e përsosur për t'i kompletuar tretmanët për lëkurë të thatë. 

Image

PARANDALON AKNET

Pasi që në mënyrë të thellë pastron poret, aplikimi i terapisë me akull është metodë interesante për të parandaluar formimin e njollave të zeza dhe puçrrave. Kur e përdorni çdo të dytën ditë, do të stimulojë heqjen e ndotjeve dhe qelizave të vdekura. 

Image

 

(Kosova Sot)