Fshehtësi për bukuri të para gjysmë shekulli, që mund t’i aplikoni edhe sot - Femra - Kosova Sot
Fshehtėsi pėr bukuri tė para gjysmė shekulli, qė mund t’i aplikoni edhe sot

Fshehtėsi pėr bukuri tė para gjysmė shekulli, qė mund t’i aplikoni edhe sot

Nëpër parfumeri të ndryshme, sot ofrohen shumë prodhime për kujdesin ndaj fytyrës dhe trupit, por kjo nuk do të thotë se tretmanët dhe produktet e tashme për bukuri ndikojnë apo veprojnë më mirë se ato që kishin përdorur nënat apo gjyshet tona. Mund t’i shikoni divat e aktrimit të viteve të pesëdhjeta, të gjashtëdhjeta, të shtatëdhjeta dhe të tetëdhjeta të shekullit të kaluar - ato femra gjithmonë janë dukur të mahnitshme dhe të rregulluara mirë, përderisa për dukjen e tyre i anë falënderuar disa fshehtësi të bukurisë, të cilat pa problem i kanë kopjuar femrat në mbarë botën. Ju sjellim disa nga fshehtësitë "old school" për bukurinë, të cilat sot e kësaj dite “ndezin”, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

1. Nëse dëshironi që llaku t’ju thahet sa më shpejt që është e mundur, atëherë zhytni gishtat në ujin e ftohtë me akull.

2. Keni lapsin për sy të tharë apo të fortë? Pak para se ta vendosni, majën e lapsit ngroheni me flakën e shkrepëses.  Ngjyra do të rrëshqasë nëpër kapakët e syve dhe do të zgjatë me orë të tëra.

3. T’i ngushtoni rrudhat kurrë nuk ka qenë e vështirë. Krejt çfarë duhet të bëni është ta zhytni fytyrën tuaj në ujin e ftohtë akull, ta mbani për pesë minuta. Këtë mënyrë përsëriteni dy herë.

4. Tonikun efektiv për fytyrës nuk keni pse ta paguani shtrenjtë. Në një shishe vendosni 1/4 e uthullës së mollës dhe 3/4 ujë, e përzieni dhe këtë përzierje e përdorni çdo mbrëmje për pastrimin e fytyrës. Lëkura do të jetë e freskët, përderisa thartira e uthullës së mollës ndihmon t’i hiqni qafe puçrrat.

5. Nuk keni rregullues të qerpikëve? Por, me siguri se keni lugë të çajit. Pas vendosjes së maskarës, pjesën e jashtme të lugës e vendosni në sytë e mbyllur dhe ashtu ngrini lart qerpikët. Pas disa sekondave hiqni lugën dhe kënaquni me një palë qerpikë seksi.

6. Dëshironi fillesa sikurse nga plazhi? A keni flokë ezmere apo ezmere të ndritshme, atëherë anashkalojeni stilistin e flokëve dhe provoje fshehtësinë apo recetën e vjetër të mamasë. Para se të shkoni në plazh, në flokë vendosni lëng limoni. Kur të kthehesh në qytet, të gjithë do të kërkojnë t’ju japësh numrin e telefonit të stilistit tuaj. 

(Kosova Sot)

1 orë e 29 minuta më parë