TOP TRENDËT E GRIMIT PËR VJESHTË

  • 22 September 2017 - 15:56
TOP TRENDËT E GRIMIT PËR VJESHTË

Trendët e modës për vjeshtë i kemi prezantuar disa herë e radhën tash e ka grimi. Kemi hedhur një sy pistave të modës dhe kemi lexuar porositë e grimerëve më të njohur në botë dhe kemi ndarë top 5 trendët e grimit që këtë vjeshtë do të jenë hit i madh, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

BUZËT NË NUANCA TË KUQE E kuqja përfundimisht është një prej ngjyrave më popullore, e njëjta vlen edhe për botën e grimit. Kur buzët janë në pyetje, aplikohen të gjitha nuancat - nga e kuqe e zjarrtë e deri te nuancat e frutave të malit. Nëse pëlqeni trendët, përkujdesuni që në çantën tuaj të grimit të ketë së paku një buzëkuq të kuq. 

Image
Image

QERPIKËT E THEKSUAR Qerpikët e bukur dhe të theksuar janë trend që nuk zbehet, e këta qerpikë në stilin e të gjashtëdhjetave janë në trend, pikërisht ashtu siç i ka mbajtur edhe ikona e modës 'Twiggy'. Vijnë në kombinim me "eyeliner", e një grim dramatik si ky është ideal për mbrëmje. Në secilën dukje, buzëkuqi duhet të jetë minimal. 

Image

"EYELINER" - THEKSIMI I SYVE Si një ndër trendët më popullorë të grimit për këtë vjeshtë, të cilin grimerët e kanë theksuar, është eyeliner-i. Me ndihmën e eyeliner-it mund të krijohen shumë dukje dramatike, e këtë vjeshtë duhet të jetë me ngjyrë të zezë, e tashmë lejohet të eksperimentoni edhe me ngjyrat. 

Image

VETULLAT E THEKSUARA Tash e një kohë popullore janë vetullat e trasha dhe të parregulluara. Vetullat e trasha dhe të theksuara janë 'must-have'. Pra, harroni ndukësen e vetullave dhe lini vetullat të rriten dhe të jenë natyrale.

Image

 

Image

NGJYRAT E NDEZURA NË KAPAKË A dëshironi të krijoni një dukje të grimit që lë gjurmë, zgjidhni hije për sy në nuanca të zjarrta të verdhë, të kaltër, të gjelbër, të kuqe, rozë ose vjollcë. Nëse jeni të shkathëta me grimin, atëherë lirisht luani me paletën e hijeve për sy, sepse mundësitë ekzistojnë, e kur ky trend është në pyetje, mundësitë nuk janë të kufizuara. 

(Kosova Sot)