< Ekspertja e fituesit tregon si ta ngadalësoni plakjen - Femra - Kosova Sot
Ekspertja e fituesit tregon si ta ngadalėsoni plakjen

Ekspertja e fituesit tregon si ta ngadalėsoni plakjen

Përderisa shumica besojnë se shtresat e shumta të kremrave dhe losioneve parandalojnë plakjen, ekzistojnë fshehtësi të thjeshta që mund t'i bëni përditë, që në mënyrë drastike e parandalojnë këtë proces. Profesionistja e fituesit, nëna e dy fëmijëve, Belinda Norton, 38 vjeçe, njihet për figurën e saj dhe çehren me shkëlqim. Kështu Belinda ka vendosur t'i ndajë sekretet e saj

'Eat blueberries for breakfast whether it be in a smoothie, on oats, handfuls of them on the run, frozen ones in yogurt just eat them,' she said

HANI BORONICA PËR ÇDO DITË

Sipas Belinda-s, duhet mbushur pjatat me fruta të malit për çdo ditë. 'Hani boronica për kafjall në secilën mënyrë, në "smoothie", në tërshërë, të ngrira në jogurt, vetëm t'i konsumoni", thotë ajo. 'Ato janë të mbushura me antioksidues dhe me shumë vitamina derisa ekspertët pohojnë se posedojnë përbërës të fortë kundër plakjes".

'I appreciate a good run but I have found excessive running to be counter productive to our best body shape,' Belinda said

BËNI MË PAK USHTRIME KARDIO

 Belinda thotë 'më pak vrap' është një nga këshillat më të rëndësishme për të parandaluar plakjen. 'Unë e vlerësoj një vrap të mirë, por kam kuptuar se vrapimi i tepërt është më pak i dobishëm për formën e trupit tonë', thotë Belinda. 'Me kalimin e kohës, unë kam shkurtuar distancat e vrapimit. Dikur kam vrapuar e kam vrapuar dhe kjo ka shkaktuar stres te unë dhe në trupin tim dhe kam filluar të plakem më shpejtë".

HANI USHQIME QË JUA SHKËLQEJNË LËKURËN

Për Belinda-n, kjo do të thotë shumë spinaq, salmon dhe bajame. 'Provoni të hani spinaq së paku pesë herë në javë, në sallata, me vezë në mëngjes apo dhe në darkë', këshillon Belinda. "Konsumoni për çdo ditë bajame - përafërsisht një grusht dhe hani salmon së paku dy herë brenda javës".

'Try to eat Spinach at least five times a week, in salads, added with eggs in the morning or within dinners,' Belinda said

SHMANGNI USHQIMET E PËRPUNUARA

"Më pak ushqime të përpunuara dhe shmangni kaloritë", thotë Belinda. Ju lutem, ndaloni me trillimin e dietave', nuk do ta luftojnë plakjen. Ushqimet e prodhuara në fabrikë janë të mbushura me kemikate dhe nuk duhet të konsumohen.

GJITHMONË PASTROJENI FYTYRËN

Belinda e pastron fytyrën çdo tri ditë me pastrues të cilë- sisë së lartë që përmbajnë acid laktik. Ky proces ndihmon në heqjen e linjave të mira dhe përmirëson cilësinë e lëkurës.

ECNI ÇDO MËNGJES

Belinda zgjohet herët dhe ecë para kafjallit. 'Kjo nxit zgjimin e trupit dhe metabolizmit tuaj' thotë ajo. 'I ndihmon trupit tuaj të fillojë në mëngjes. Energjia do të mbetet e lartë gjatë gjithë ditës'.

(Kosova Sot)

7 orë e 52 minuta më parë