< Veshjet që stilin tuaj vjeshtor e ngritin në nivelet më të larta - Femra - Kosova Sot
Veshjet qė stilin tuaj vjeshtor e ngritin nė nivelet mė tė larta

Veshjet qė stilin tuaj vjeshtor e ngritin nė nivelet mė tė larta

Derisa moda vjeshtore është në skenë, ne do të mundohemi që asgjë mos t'i lëmë rastit dhe që në dollapët tuaj të gjenden pikërisht ato veshje që do t'ju bëjnë shumë më atraktive, transmeton gazeta Kosova Sot. Në mënyrë që të jeni në hap me modën, ju sjellim pjesë të gardërobës dhe aksesorëve që përparojnë stilin tuaj gjatë kësaj vjeshte

Propozojmë bluzë të bardhë të gjatë, që është ideale për të gjitha variantet - nga ato ditore dhe në punë e derisa te daljet festive gjatë mbrëmjes. Lirisht mund ta zgjidhni ndonjë me stil retro, me jakë të zbrazët dhe mansheta, që do ta theksojnë feminitetin tuaj. Çizmet sipër gjunjëve përfundimisht janë hit këtë sezon, e sidomos ato me motive të kafshëve që nuk dinë të dalin nga moda.

Xhaketën bombastike tashmë e kemi lajmëruar si kthimin nga e kaluara që e ka pushtuar skenën këtë vjeshtë. Në variantin e shprishur, përfundimisht i shton stil kombinimit bardhezi. Mos harroni rrobat e femrave sepse klasikja nuk është e përjetshme, por kësaj radhe me stil duket më ndryshe. Xhaketa e gjatë e rrudhosur dhe pantallona e shkurta të gjera, me detaje bizhuterie - janë kombinimi që do të dalloheni.

Fustanin e gjatë klasik me ngjyrë të zezë e me fyt mund ta bëni edhe më interesante, nëse ia shtoni edhe një çantë përreth belit, se pjesë aksesori dhe vishni këpucë retro me detaje të arta në taka. Kur jemi te këpucët, siç e dini, çizmet e ngushta, janë një nga trendët udhëheqës këtë vjeshtë. Mund t'i vishni duke përshtatur kombinimin me veshje të punës dhe të shkëlqeni në të gjitha nuancat e ngjyrës së bardhë.

Veshjet e leshta në të gjitha mënyrat dhe në të gjitha nuancat e mundshme - këto veshje të gardërobës përfundimisht janë në fokus. Parasysh vijnë varianti i palltos klasike ngjyrë kafe-bezhë-e zezë, që përshtatet me pjesën tjetër të gardërobës, apo ndonjë ngjyrë elegante, si ajo e gjelbra që është ideale për stilin urban të qytetit.

(Kosova Sot)

14 orë e 0 minuta më parë