RECETA MË E MIRË NATYRORE KUNDËR RRUDHAVE RRETH SYVE

  • 28 October 2017 - 09:26
RECETA MË E MIRË NATYRORE KUNDËR RRUDHAVE RRETH SYVE

Ky serum natyror do t’ju befasojë, ngase është i thjeshtë dhe me të vërtetë funksionon

Ju nevojiten vetëm dy përbërës: vaji i pastër i ullirit dhe vitamina E. Vaji i ullirit është përbërës të cilin e kanë përdorë femrat që nga kohët antike, për trajtimin e lëkurës së tyre. Në të fshihet sekreti për një lëkurë më të bukur rreth syve, më elastike dhe pa rrudha evidente. Sot vaji i ullirit përdoret gjerë- sisht në industrinë e bukurisë, duke ofruar përparësi të mëdha për lëkurën. Vaji i ullirit është efikas për parandalimin e shenjave të hershme të plakjes dhe problemet e ndryshme të lëkurës. Vitamina E konsiderohet vitaminë e bukurisë dhe rinisë. Ajo e ngadalëson plakjen e lëkurës, zbutë rrudhat, e zvogëlon lodhjen. Lëkura përtërihet dhe bëhet më e ngrehur. Vitamina E ose tokoferoli e rigjeneron lëkurën dhe më efikasi është ai që përfitohet nga sythat e grurit. Roli kryesor i vitaminës E është mbrojtja antioksiduese nga ndikimi i dëmshëm i radikaleve të lira. Me veprimin e tyre antioksidues e mbron lëkurën nga produktet e proceseve metabolike dhe nga ndikimet e dëmshme të ambientit të jashtëm. E neutralizon efektin oksidues të rrezeve UV në proteinat dhe lipoidet e membranave qelizore, e me këtë pengon edhe krijimin e radikaleve të lira, të cilat edhe e shkaktojnë plakjen e parakohshme. Ajo ka ndikim anti-inflamator, e zvogëlon eritemën, e cila shkaktohet pas rrezatimit apo ndikimit të gjërave të dëmshme dhe përshpejton përtëritjen e qelizave të dëmtuara, duke përshpejtuar shërimin e plagëve.

Image

 

Si të përgatitet serumi yndyror?

Preparati më i mirë natyror kundër rrudhave rreth syve në fakt janë kompresat me vaj ulliri dhe vitaminë E. (Nëse keni mundësi, në vend të vajit të ullirit përdorni vaj të arganit).

Përbërësit:

50 ml vaj të pastër ulliri; 5 kapsula të vitaminës E; 2 copa pambuku.

Përgatitja dhe përdorimi

Në 50 ml të vajit të pastër të ullirit shtoni 5 kapsula të vitaminës E. Përzieni! Mjafton që t'i zhytni copat e pambukut në atë vaj dhe t'i vendosni në pjesët rreth syve. Shtrijuni dhe qëndroni nja dhjetë minuta. Pas heqjes së pambukut, mund të bëni masazh të lehtë me maja të gishtave. Mos i shpëlani sytë, por pjesën e mbetur të vajit e fshini me letër thithëse. Këtë serum mund ta përdorni çdo mbrëmje, në sasi të vogël. Nëse e përdorni me rregull, shumë shpejt do t'i shihni rezultatet: përmirësimi i elasticitetit, hidratimi i thellë, një lëkurë e butë dhe shkëlqyese, me rrudha dukshëm më të vogla. Kaq e thjeshtë dhe efikase!

(Kosova Sot)