< Pesë hapa të lehtë për ta rritur masën e flokëve - Femra - Kosova Sot
Pesė hapa tė lehtė pėr ta rritur masėn e flokėve

Pesė hapa tė lehtė pėr ta rritur masėn e flokėve

Floku me shkëlqim, i bukur, i shëndetshëm është ëndrra e secilës femër, por, për fat të keq, ajo dukje është e realizueshme vetëm kur të dilni nga ndonjë sallon, sidomos për ato femra që mundim kanë flokun e hollë dhe të rrallë. Mirëpo, përmes kujdesit mund të bëhen përmirësime, ndoshta të vogla, por të dukshme. Edhe pse me flokun e rrallë dhe të dobët femrat zakonisht përballen pas të dyzetave, kjo nuk është periudha e vetme kohore për t'u ballafaquar me këtë problem. Me ardhjen e ditëve të ftohta vjeshtore dhe dimërore, ndryshimet dallohen edhe në qimen e flokut. Shiu dhe era nuk janë miqtë më të mirë të flokut, e gjatë kësaj kohe janë më të prira për t'u thyer, për t'u dobësuar e gjatë kësaj kohe humben më së shumti qime të flokut, transmeton gazeta Kosova Sot. Humbja e volumit apo masës së flokut dallohet menjëherë e, në vend se të vraponi nëpër sallone, ju ofrojmë pesë këshilla

Closeup side view of mid 20's woman completely enjoying washiing her blond colored hair. She's going her finger through soapy hair, faced to the bathroom window.

BËNI MASAZH FLOKUT GJATË APLIKIMIT TË SHAMPONIT

Të gjitha e dinë atë momentin kur flokun e tyre e lini në dorën e stilistit në sallon te floktarja dhe kjo ndjenjë ofron kënaqësi teksa stilisti ju bën masazh atyre. Ky ritual i vogël ka shumë rëndës. Por, duke e lënë në asgjë, duke harruar e duke mos pasur shumë kohë, shpeshherë anashkalohet aplikimi i shamponit me një masazh përcjellës. Masazhi e pakëson stresin - një nga faktorët kryesorë të rënies së flokut, masazhi i flokut nxit qarkullimin, që vërehet te qimet dhe e forcon volumin e flokut. Po ashtu, pos masazhit ekziston dhe preparati "Densi-Solutions" që, pos se e forcon flokun, është ideal për flokun e dobët.

Image

 

JINI TË BUTA NDAJ FLOKUT TUAJ

Me rastin e masazhit të përmendur, por edhe në momentet e tjera, jini të vetëdijshme se floku juaj kërkon butësi dhe kujdes, e edhe vëmendje. Mbajeni këtë në mend kur aplikoni shampon dhe kurrsesi mos jini të vrazhdë ndaj flokut. Mjafton që me lehtësi t'i ledhatoni fijet e flokut, e jo vetëm atyre, por edhe majave të dëmtuara të flokut.

SHMANGENI UJIN E VLUAR GJATË LARJES DHE SHPËLARJES SË FLOKUT

Pa marrë parasysh se sa relaksues dhe të këndshëm janë dushet me ujë të vluar pas një dite të lodhshme, sidomos dimrit, ekspertët këshillojnë përshtatjen e temperaturave. Uji i vakët është i mjaftueshëm për larjen dhe shpëlarjen e flokut, sepse uji i vluar than qimen e flokut dhe rrënjën e tyre, por edhe ndikon në thyerjen dhe cilësisë së tyre. Kështu pakësohet masa e flokut, e kjo është diçka që secila femër dëshiron ta shmangë.

 
Image

 

MOS E ANASHKALONI REGJENERATORIN

Natyrisht, në thyerjen, dobësinë dhe thatësinë e flokut nuk ndikojnë vetëm temperaturat, por edhe shumë faktorë të tjerë. Në mënyrë që këto efekte të pakësohen, është mirë të përdorni balsam me strukturë të butë. Përdorni preparate që janë të pasura me përbërës për forcimin e flokut të dobët. Teksa e aplikoni regjeneratorin, ndihmojeni me krehër, duke ndarë flokun në disa pjesë në mënyrë që ai të depërtojë më thellë.

Beauty is using hairdryer after having a shower

"FSHEHTËSIA" GJATË THARJES SË FLOKUT

Dihet mirë dhe është thënë disa herë se të nxehtit nuk e ndihmon flokun. Por, tharja e flokut kohë pas kohe, pa e zgjatur shumë, mundet të jetë një fshehtësi e shpejtë për të mos humbur floku në volum. Tharja e flokut përmbys është një fshehtësi e vjetër, por vërtet jep rezultate aty për aty. Por, hekurin ta përdorni shumë rrallë. Një nga preparatet më të mira për tharjen e flokut të dobët e të thatë është "Densi-Solutions".

(Kosova Sot)

1 orë e 27 minuta më parë