Supermodelja Elle Macpherson zbulon regjimin ushqimor gjatë sezonit të festave të fundvitit

  • 15 November 2017 - 13:52
Supermodelja Elle Macpherson zbulon regjimin ushqimor gjatë sezonit të festave të fundvitit

Përderisa pjesa më e madhe jona ka sytë kah drekat e majme, ndejat e shtrenjta gjatë sezonit të pushimeve të festave të fundvitit, një bukuroshe si Elle Macpherson, 53 vjeçe, bën më të mirën për të mbetur e ekuilibruar.

Image

Supermodelja nga Australia është e sigurt se do të kënaqet me ndejat e shumta dhe shujtat e shijshme gjatë sezonit, pasi që faqja e saj ka postuar në "Get The Gloss", rutinën e saj ditore shumë strikte për të qëndruar në formë, si brenda po ashtu edhe jashtë. Kjo do të thotë se gjatë periudhës së muajit dhjetor, Ellee shkul regjimin e saj paksa për t'u siguruar që trupi i saj është gati dhe në gjendje për të përballuar kënaqësitë gjatë festave të fundvitit.

Image

'Porsa të zgjohem, shtoj pak xhenxhefil, mentë dhe pak speca djegës në ujin tim të zakonshëm me limon. Ky lëng ka efekt të hatashëm detoksues dhe djeg yndyrat diçka që është e domosdoshme në këtë periudhë kohore të vitit', thotë Elle, e cila po ashtu merr dy lugë nga perimet e gjelbra të atij që e quan "Super Elixir" një orë më pas. Elle është e sigurt ta zbrazë atë që ajo e përshkruan si 'gotë toksike' gjatë sezonit të pushimeve dhe kur ka ditë të lira ajo mbetet 'mirë e ushqyer', ushtron një orë derisa fle shtatë orë minimumi.

Image

Në ato ditët kur kam për të shkuar në ndejë, unë pi shumë ujë dhe marr me vete lëngun e përditshëm me çokollatë "Nourishing Protein", të cilin e përgatis vetë në shtëpi me qumësht të bajameve. Më ofron energji dhe më mban në lëvizje' thotë ajo. Elle po ashtu konsumon së paku dy litra ujë të pastër, e kjo i ndihmon që ta përkrahë procesin natyral të detoksimit të trupit. 'Unë zakonisht e bëj një dush të ngrohtë apo bëj banjë para dushit, pastaj bëj dush me ujë të ftohtë dhe e konsumoj një gotë "Sleep Welle Fortifying Calming Tea", thotë ajo.

Image

Nëna e dy fëmijëve është eksperte në ekuilibrin e organizmit dhe së fundmi ka folur për "PopSugar" rreth një ditës së zakonshme që gjenden në pjatën e saj që zakonisht fillon me një vezë të zier pa lëvozhgë, apo bukë thekre ose bollgur me gjysmë grejpfruti të përcjellë me një gotë ujë. Pluhuri, në të cilin modelja bë be, alkalizon trupin e saj me 45 përbërës alkalin përfshirë bimë kineze dhe kërpudha "hiitake" dhe "maitake". Për drektë, shkon një sallatë e gjelbër me shumë perime me gjethe të gjelbër, perime, lakra dhe spinaq para se të kënaqet me një peshk të freskët me sallatë perimesh për darkë.

Image

Megjithëse ajo ka një figurë të hatashme trupore, ajo i ekuilibron gjërat dhe bën me dije se shpesh konsumon një desert apo çokollatë të errët apo akullore vegjetariane. Përderisa dikur bënte ushtrime me intensitet të lartë, me regjim strikt të ushtrimeve, Elle ka thënë se tani po fokusohet në një qasje më të ekuilibruar. 'Po e dëgjoj trupin tim dhe po i përziej gjërat' thotë ajo, duke thënë se po kënaqet duke boksuar, duke ecur përskaj plazhit dhe duke bërë joga me miqtë e saj. Mjeku dh enutricisti i Elle Macpherson, Simone Laubscher, ka folur për "Harper's Bazaar" më 2016 rreth ushqimit të Elle dhe shkencën prapa dietës së saj alkaline. Simone ka thënë se ata që e aplikojnë këtë dietë,përfshirë edhe Elle, provojnë ta shmangin mishin e kuq, miellin, prodhimet e qumështit, sheqerin dhe ushqimet e përpunuara. Ata provojnë hanë ushqime të pastra 80 për qind të javës dhe të relaksohen me 20 për qind. 'Gjithçka ka të bëjë me ushqimet që vijnë nga natyra. Nuk mund të jetojmë gjithmonë me "smoothie", jo të gjithë mund të bëjmë joga 24/7 dhe ta mbajmë punën', ka thënë ajo.

Image
Image

 

(Kosova Sot)