Shndërrohuni në yllin e mbrëmjes përmes pesë hapave

  • 16 November 2017 - 19:28
Shndërrohuni në yllin e mbrëmjes përmes pesë hapave

Për dikë thonë se ajo është e përsosur. Me paraqitjen e saj tërheq shikimet dhe nuk ndalon së frymëzuari krijuesit e modës në mbarë botën. Nëse edhe ju dëshironi që të dukeni si një yll i vërtetë, të keni shije të mirë, atëherë ju propozojmë që për një natë të paharrueshme të grimoseni me stilin e divës.

Image

HAPI I PARË - PUDRA E LËNGSHME 

Për fillim ju nevojitet pudra e lëngshme, me të cilën do ta ekuilibroni dhe do t'i mbuloni parregullsitë në fytyrë. Besoni apo jo, e famshmja Doutzen Kroes po ashtu mbulon mangësitë në fytyrën e saj, duke përdorur pudrën e lëngshme. Shkaku i natyrës së punës, ajo gjithmonë zgjedh prodhime që garantojnë fuqi të lartë të mbulimit dhe jetëgjatësi. P ërse të shpenzoni të holla në kozmetikë të shtrenjtë, preparate, kur për lëkurën mund të kujdeseni me ushqimet që i keni në kuzhinë? Banane, mjaltë, jogurt, tharmë buke, qumësht dhe vaj ulliri janë vetëm disa nga ushqimet që gjyshet tona i kanë përdorur për kujdesin ndaj fytyrës, sepse në të fshihen vitamina dhe minerale të shumta, të rëndësishme për freskimin dhe kujdesin ndaj lëkurës. Nëse dëshironi dukjen e një bukuroshes nga revistat, ju propozojmë ta provoni këtë maskë hollivudiane për fytyrë, e receta është shumë e thjeshtë. Përbërësit: 2 lugë miell misri 1 të bardhët e vezës Përgatitja: Përzieni mirë përbërësit, më pas i aplikoni në fytyrë dhe e lini të veprojë për rreth 15 minuta. Më pas maskën e fshini me kujdes me ndihmën e një peshqirit të butë, e shpëlani me ujë të ngrohtë e më pas me ujë të ftohtë. Shndërrohuni në yllin e mbrëmjes përmes pesë hapave.

Image

HAPI I DYTË - PUDRA KOMPAKTE 

Nuk dëshironi që gjatë takimit tuaj grimi të prishet, e fytyra të fillojë të shkëlqejë? Prandaj ju nevojitet pudra kompakte, të cilën mund ta vendosni në çantën e kozmetikës dhe ta merrni me vete. Zgjidhni prodhimin që nuk lë shenjën e peshës së rëndë në lëkurë, në mënyrë që të përshtatet me pudrën e lëngshme.

Image

HAPI I TRETË - HIJA PËR SY 

Hijet janë detaj që lehtë mund t'ju shndërrojë në yllin e mbrëmjes. Mund të dukeni si Doutzen e kapakët e syve t'i lyeni me nuanca rozë apo ezmere, që me precizitet do t'i aplikoni me një brushë të fortë. Nëse këto nuanca nuk ju rrinë më së miri, zgjidhni hijen që thekson ngjyrën e syve tuaj.

Image

HAPI I KATËRT 

MASKARA Maskara është "shllagi mbi tortë" e secilit grim. Për mbrëmje të paharrueshme, zgjidhni maskarën që qerpikëve u dhuron volum dhe efekt të gjatë, në mënyrë që gjatë mbrëmjes mos të mendoni për rregullim.

Image

HAPI I PESTË - BUZËKUQI 

Kësaj radhe mjafton të aplikoni vetëm buzëkuq në ngjyrë të butë neutrale për të fituar 'efektin e maces'. Le të jenë sytë në plan të parë, e buzëqeshja grimi më i bukur në buzët tuaja.

(Kosova Sot)