Si ta shpëtoni thoin e pëlcitur

  • 01 August 2015 - 18:22
Si ta shpëtoni thoin e pëlcitur

Thonjtë e bukur dhe të kujdesur nuk janë vetëm zbukurim, por lënë përshtypjen se personi ka kujdes në dukjen personale. Nuk ndodh rrallë që midis punës apo një lëvizjeje thoi të pëlcasë befasisht, apo të thyhet. Nuk keni pse ta thyeni apo ta preni me të tjerët dhe mos jepni të holla për manikyr. Krejt çfarë keni nevojë është një qeskë e çajit, pincetë dhe ngjitës për thonj artificialë. Së pari preni pjesën e vogël të qeskës së çajit.  Shtojani pak ngjitës përmbi pjesës së pëlcitur dhe me kujdes e mbuloni me qeskën e çajit. E lini të veprojë për rreth një orë. Në fund mund të shtoni llakun tuaj të preferuar dhe shenjat e pëlcitjes nuk do të vërehen fare.

(Kosova Sot)