4 MASKA PËR TË HEQUR QESKAT E ERRËTA PËRRETH SYVE - Femra - Kosova Sot
4 MASKA PËR TË HEQUR QESKAT E ERRËTA PËRRETH SYVE

4 MASKA PËR TË HEQUR QESKAT E ERRËTA PËRRETH SYVE

Në mënyrë që të përfitoni shumë nga këto maska dhe t'i hiqni qeskat e errëta nga sytë, gjeni kohë dhe relaksohuni pasi t'i keni përdorur.

Image

PATATE DHE TRANGULL PËR T'I ELIMINUAR QESKAT

Kjo maskë është rregullues i hatashëm i gjakut që ndihmon pushimin e syve. Pas një jave përdorimi, qeskat do të zhduken komplet.

PËRBËRËSIT:

¼ e patates, ¼ e trangullit, ½ e kapsulës me vitaminë E.

PËRGATITJA:

Së pari, lani dhe qëroni perimet. I zieni me shumë ujë për 10 minuta në temperaturë të ulët. Kur të zbuten, i nxirrni nga uji dhe i lini të ftohen. Kur të ftohen, i përzieni me kapsulën me vitaminën E derisa të marrë formën e pastës. Aplikojeni përreth syve me kujdes duke shmangur depërtimin në sy. Prisni për 15 minuta dhe shpëlani me ujë të ftohtë. 

Image

KAMOMIL DHE JOGURT

Njihet për efektin e saj relaksues, kamomili është një recetë e hatashme për ralaksin e syve. Kur përdoret me jogurt, kamomili rezulton si krem i shkëlqyeshëm për hapësirën përreth syve.

PËRBËRËSIT:

1 qeskë çaj kamomili, ¼ e gotës ujë të ngrohtë (62 ml), 1 lugë jogurt (20 g).

PËRGATITJA:

Përgatiteni çajin e kamomilit duke e zhytur qeskën në ujë të vluar. Shtoni jogurtin dhe përzieni së bashku. Përkujdesuni që të mos ketë gunga në përzierje. E ruani në frigorifer. Pasi të ketë ndenjur një ditë në frigorifer, me kujdes e aplikoni kremin dhe e lini për 20 minuta. E shpëlani me ujë të ftohtë dhe aplikoni krem hidratues. 

Image

MOLLË DHE VAJ ULLIRI

Mollët janë të pasura me antioksidues që rigjallërojnë qelizat. Mund t'i relaksoni sytë me këtë përzierje.

PËRBËRËSIT:

½ e gjysmës së mollës, 1 lugë vaj ulliri.

PËRGATITJA: Zieni mollën me pak ujë. Përdorni aq ujë sa për ta zbutur mollën, për ta lehtësuar përzierjen. Përzieni mollën. Shtoni vajin dhe përzieni derisa të formohet një maskë. Aplikojeni përreth syve, duke u siguruar që të mos depërtojë brenda syve. Mbuloni sytë me peshqir të butë dhe lini të veprojë për 30 minuta. Shpëlani fytyrën me ujë të ngrohtë dhe aplikoni krem hidratues. 

Image

BAJAME DHE VAJ AVOKADO

Nëse dëshironi një mënyrë të lehtë për t'i fshirë qeskat e errëta përreth syve, provoni kombinimin e këtyre dy vajrave.

PËRGATITJA:

3 pika vaj avokado, 3 pika vaj bajame.

PËRGATITJA:

Përzieni dy përbërësit dhe aplikojeni përzierjen përreth syve. Kujdes, përzierja mos të depërtojë brenda syve. E lini në lëkurë derisa lëkura t'i absorbojë vajrat. Shpëlani me ujë të ngrohtë dhe aplikoni krem të zakonshëm përreth syve. 

(Kosova Sot)

 

10 orë e 18 minuta më parë
27/05/18