Doni lëkurë të shëndoshë? Hani këto ushqime

  • 07 February 2018 - 23:01
Doni lëkurë të shëndoshë? Hani këto ushqime

Produktet e bukurisë janë shumë të rëndësishme për shëndetin e lëkurës, mirëpo shkëlqimi i lëkurës vjen nga brenda. Andaj, nëse mëtoni të keni lëkurë të shëndoshë dhe me shumë shkëlqim, është shumë e rëndësishme të filloni menjëherë përdorimin e këtyre ushqimeve

Frutat e malit

Boronicat, mjedrat, dredhëzat dhe kumbullat janë ushqime që përmbajnë sasinë më të madhe të antioksiduesve. Antioksiduesit janë shumë të rëndësishëm në luftimin e radikalëve të lirë dhe ruajnë qelizat e lëkurës nga dëmtimi, duke mbrojtur kështu lëkurën nga plakja e parakohshme.

Lajthitë dhe arrat

Lajthitë dhe arrat janë shumë të pasura me fibra, proteina dhe yndyra të pangopura, andaj edhe janë shumë të rëndësishme për mirëqenien e lëkurës suaj. Përveç këtyre, arrat dhe lajthitë janë të pasura edhe me vitamina dhe minerale që shtojnë shkëlqimin e lëkurës suaj.

Domatet

Licopeni dhe antioksiduesit, të cilët i japin domates ngjyrën e kuqe, kanë shumë veti shëruese. Domatet janë shumë të rëndësishme për luftimin e radikalëve të lirë, si dhe mbrojnë lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit.

Brokoli

Konsumimi i perimeve të gjelbra, sidomos i bronkolit, kurrë nuk është i tepërt. Brokoli është i pasur me antioksidues, si vitamina C, të cilët stimulojnë prodhimin e kolagjenit.

Peshku salmon

Peshku salmon është burimi më i mirë i acideve yndyrore Omega-3, acide këto që janë shumë të rëndësishme për hidratimin dhe elasticitetin e lëkurës.

Çokollata e errët

Fakti që ushqimet e pasura me antioksidues janë të dobishme për shëndetin e lëkurës tashmë është i qartë. Në mesin e këtyre ushqimeve futet edhe çokollata e errët, e cila përmban sasi të ulët të sheqerit dhe është e pasur me antioksidues.

Bimët bishtajore

Përveçqë janë të lira dhe të shijshme, fasulja dhe bimët e tjera bishtajore janë shumë të pasura me zink, vitaminë B6, hekur, biotinë dhe shumë përbërës të tjerë që luajnë rol të madh në shkëlqimin e lëkurës.

Vaji i ullirit

Greket dhe Romaket kanë përdorur vajin e ullirit në rutinën e tyre të bukurisë, dhe këto gra antike kanë qenë shumë të sakta! Yndyrat e pangopura dhe vitaminat e pasura me antioksidues, të cilat gjenden në vajin e ullirit, ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave të lëkurës dhe mbrojnë lëkurën nga radikalët e lirë.

Uji

Uji është ilaç për çdo gjë! Konsumimi i shumtë i ujit është mënyra më e lehtë për të arritur një lëkurë që shkëlqen. Andaj, konsumoni të paktën dy litra ujë në ditë nëse dëshironi që kjo të reflektojë pozitivisht në lëkurën tuaj.

(Kosova Sot)