Ja si mund ta përdorni kufizuesin e buzëve në vend të buzëkuqit - Femra - Kosova Sot
Ja si mund ta përdorni kufizuesin e buzëve në vend të buzëkuqit

Ja si mund ta përdorni kufizuesin e buzëve në vend të buzëkuqit

Si të veproni kur jeni e dashuruar në kufizuesin e buzëve saqë do të dëshironit që ai të ishte buzëkuq? Natyrisht, e përdorni si buzëkuq! Ndonëse nevojitet pak praktikë për ta realizuar këtë trik, në fund të fundit, rezultati bën që mundi të vlejë,raporton Gazeta Kosova Sot

1. ZGJIDHENI NJË KUFIZUES QË JU PËLQEN Gjëja e parë që duhet të bëni është ta zgjidhni një kufizues, i cili ju pëlqen. Me shumë gjasë veçse e dini se çfarë buzëkuqi mëtoni ta aplikoni, andaj bëni mirë që ta kombinoni me të.

2. PËRGATITJA ME BALSAM Para se të vazhdoni me aplikimin e produkteve të tjera, është e rëndësishme t'i përgatisni buzët me balsam. Kufizuesi i buzëve është zakonisht më i thatë sesa buzëkuqi, andaj edhe nuk e ofron ndjesinë e butësisë, të cilën e duam aq shumë. Përdorni zbutës cilësor që, megjithatë, nuk është shumë i lëngët. Një shtresë e lehtë mjafton.

3. KUFIZOJINI BUZËT Buzët duhet të kufizohen sikur ato të jenë duke u përgatitur që të mbushen me buzëkuq. Kjo ju ndihmon të siguroheni që buzët tuaja e kanë definimin dhe formën e nevojshme.

4. MBUSHINI BUZËT DUKE LËVIZUR NGA JASHTË-BRENDA Pastaj, filloni me mbushjen e buzëve ashtu siç do të vepronit me buzëkuq. Veproni nga jashtë-brenda dhe sigurohuni që ta bëni siç duhet. Aplikimi i ngadaltë i kufizuesit të buzëve ju ndihmon në parandalimin e rrëshqitjes së ngjyrës.

5. PËRMIRËSOJINI GABIMET POTENCIALE Pasi ta keni aplikuar kufizuesin e buzëve sigurohuni që çdo pjesë është e përkryer dhe eliminojeni çdo dalje eventuale të ngjyrës. Gabimet eventuale mund t'i mbuloni edhe me fshehës, që ka nuancë të ngjashme me lëkurën tuaj.

6. APLIKONI SHKËLQYES TË BUZËVE Kufizuesi i buzëve është më i thatë sesa buzëkuqi pasi që është i dizajnuar për ta krijuar kufirin në skajet e buzëve. Për shkak të kësaj, ju duhet të aplikoni diçka që vepron si zbutës dhe ua ofron dukjen e buzëkuqit në formë kremi. Aplikoni shkëlqyes të pastër të buzëve ose edhe një sasi të vogël të vazelinë.

(Kosova Sot)

2 orë e 33 minuta më parë
23/09/18