Si të theksoni më mirë grimin në fytyrën tuaj? - Femra - Kosova Sot
Si të theksoni më mirë grimin në fytyrën tuaj?

Si të theksoni më mirë grimin në fytyrën tuaj?

Një nga yjet e parë që zbuloi se sekreti i grimit të saj qëndron në theksimin e duhur të fytyrës është Kim Kardashian . Më pas edhe yjet tjerë kanë pranuar se në këtë mënyrë për disa sekonda mund të transformoni fytyrën tuaj me ndihmën e makeup-it. Është metodë shumë e lehtë, mund ta provoni edhe vetë.

- Lyeni fytyrën me krem hidratues para grimit.

- Aplikoni pluhur të lëngshëm (pudër) një nuance më të lehtë se lëkura juaj.

- Me korrektor rregulloni rrathët e errët poshtë syve.

- Shikoni mirë skemën se si aplikohet bronzer-i dhe ndriçuesi  i fytyrës.

- Bronzer-i vendoset në skajet e fytyrës dhe nën faqet.

- Hijëzuesi apo ndriçuesi vendoset poshtë syve, në ballë dhe mjekërr.

Nëse ndiqni këto këshilla dhe do të fitoni një pamje të shkëlqyer të fytyrës.

(Kosova Sot)

13 orë e 11 minuta më parë
24/06/18