Maska për flokë me birrë dhe banane

  • 02 March 2018 - 16:38
Maska për flokë me birrë dhe banane

Të gjitha femrat duan të kenë flokë të shëndoshë dhe me shkëlqim, pasi flokët luajnë një rol të rëndë- sishëm në dukje. Disa femra janë fatlume, pasi kanë flokë që u duken për mrekulli, pa shumë mundim, ndërsa femra të tjera kanë nevojë për trajtime të ndryshme, për të arritur flokë me më shumë shkëlqim. Ndonëse ka mënyra të ndryshme për t'u kujdesur për flokët, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj toksikëve, rrezeve të dëmshme të diellit dhe faktorëve të tjerë të ambientit mund të shkaktojnë dëme të mëdha në flokë. Megjithatë, për fatin tuaj të mirë, ekzistojnë një sërë mënyrash natyrale për trajtimin e flokëve, njëra prej të cilave përfshinë përzierjen e birrës me banane, transmeton gazeta Kosova Sot.

PËRFITIMET NGA BIRRA

Birra është një pije që konsumohet shumë, megjithatë, përveç si pije, ajo ka gjetur përdorim të gjerë edhe në rutinën e kujdesit për flokët. Kjo pasi gjatë procesit të fermentimit birra merr veti të atilla që ndikojnë fuqishëm në forcimin e flokëve dhe në ngadalësimin e procesit të rënies së tyre. Për më tepër, sheqernat natyrale rikthejnë shkëlqimin dhe butësinë e flokëve pa ndryshuar nivelin e pH-së në lëkurë të kokës. Birra, ndër të tjera, përmban: vitaminë B, acid folik, timaminë, kalcium, bakër, krom dhe hekur. Të gjithë këta përbërës bëjnë që të fitoni flokë më të fortë dhe më të shëndoshë. 

TRAJTIMI ME BIRRË DHE BANANE PËR FLOKË TË SHËNDOSHË

Përzierja e bananes me birrë është një recetë natyrale që rikthen butësinë dhe shkëlqimin e flokëve të dëmtuar. Që të dy përbërësit përmbajnë lëndë ushqyese dhe kanë veti që luftojnë rënien e flokëve, zvogëlojnë grumbullimin e produkteve të dëmshme për lëkurën e kokës si dhe ndihmon në riparimin e flokëve të dëmtuar. Përfitimet nga bananet Bananet janë pemë të ëmbla që mund të gjenden nëpër dyqane ushqimore në çdo stinë të vitit dhe mund të blihen me një çmim të ultë. Përfitimet më të mëdha të bananeve i atribuohen faktit që bananet përmbajnë një sasi të madhe të vitaminave dhe antioksiduesve, që luftojnë anët negative të radikalëve të lirë në aspektin afatmesëm. Bananet përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës A, B, C dhe E, që rigjallërojnë flokët dhe stimulojnë rigjenerimin e qelizave të lëkurës së kokës. Për më tepër, bananet përmbajnë sasi të madhe të kalciumit, zinkut, hekurit dhe kaliumit, që zvogëlojnë thatësinë e flokëve. Përdorimi i rregullt i bananes promovon butësinë natyrale të flokëve dhe nuk ndikon në prodhimin e yndyrës së lëkurës. 

SI TA BËNI TRAJTIMIN ME BANANE DHE BIRRË?

Kjo përzierje natyrale rekomandohet për të gjitha femrat që kanë flokë të gjatë, sidomos për femrat që kanë probleme me rënie të flokëve. Kjo është alternativë e shkëlqyer për produktet komerciale, ndonëse mund të përdoret edhe si trajtim intensiv. Përfitimi kryesor është se kjo përzierje nuk përmban toksikë dhe nuk ka kemikale agresive, andaj lëndët ushqyese thithen nga e gjithë lëkura e kokës. Përbërësit: Të kuqtë e një veze, Një banane mesatare, 100 mililitra birrë, 2 lugë gjelle mjaltë (50 gramë). Përgatitja: Derdheni të kuqtë e vezës në një enë dhe tundeni mirë për disa minuta. Shtypeni bananen për ta krijuar një pastë dhe përzieni me vezën. Pastaj, shtojani birrën dhe mjaltin përzierjes derisa ta krijoni një pastë homogjene. Mënyra e aplikimit: Gjatë kohës kur flokët tuaj janë të lagët, ndajini në disa seksione dhe sigurohuni që ta aplikoni maskën në të gjithë pjesën e flokëve dhe lëkurës së kokës. Mbështilleni kokën me një qese plastike dhe lëreni në atë gjendje për dy orë, në mënyrë që përzierja të ketë kohë për të vepruar. Shpëlajini flokët me ujë të vaktë dhe përsëriteni këtë procedurë dy deri në tri herë në javë. 

(Kosova Sot)