Alternativat interesante të llakut të thonjve - Femra - Kosova Sot
Alternativat interesante të llakut të thonjve

Alternativat interesante të llakut të thonjve

Të dhënat historike tregojnë se llaku i thonjve ishte shpikur në vitin 1924, si lustrues me ngjyrë. Që nga atëherë, ka ndryshuar në një trend të bukurisë femërore. Sido që ët jetë, ajo që shumë nuk e dinë është se ky prodhim i bukurisë mund të ketë edhe përdorime tjera alternative në shtëpinë tuaj, transmeton gazeta Kosova Sot.

SHMANG DËMTIMET TE ÇORAPËT

Çorapët të bëra nga materialet delikate dinë të dëmtohen lehtë. Kjo sidomos nëse gërvishteni për diku apo për diçka. Për të shmangur dëmtimin e plotë të tyre, aplikoni paksa llak të thonjve dhe prisni derisa të thahet.

Riforcon butonat

Në mënyrë që kurrë të mos vuani nga humbja e butonit apo kopsës nga këmisha juaj e preferuar, lyeni me një shtresë të lehtë të llakut transparent për ta riformuar. 

Shndrit bizhuteritë

Për të shmangur njollat në bizhuterinë tuaj, e cila nuk është edhe nga bizhuteritë më të shtrenjta, aplikoni një shtresë të hollë të llakut transparent, do të dukeni më me ndriçim dhe do të shkëlqejnë bizhuteritë tuaja. 

Alternativë për ngjitës

Llaku i thonjve është një ndër opsionet më të shkëlqyeshme për të ngjitur objekte të madhësisë së vogël. Në fakt, në disa raste vepron edhe më mirë sesa vetë ngjitësi.

Rregullon vrimat dhe gërvishtjet në këpucë

Në mënyrë që qepja e jashtme të mos zgjerohet edhe më shumë, dhe të mos formohet ndonjë vrimë në këpucën tuaj, aplikoni një shtresë të hollë në pjesët e dëmtuara të këpucëve. Kjo minimizon shenjat.

Eliminon njollat e ndryshkut

Nëse dëshironi që të shmangni njollat e ndryshkut nëpër objektet tuaja nga metali, mbështillni pjesën e jashtme me një shtresë transparente të llakut të thonjve dhe prisni se çfarë po ndodh. Ky produkt krijon një barrierë mbrojtëse kundër lagështisë dhe parandalon rritjen e mykut. 

Dekoroni karficat e flokëve

Duke përdorur llakun me ngjyrë të thonjve, shkëlqeni gurët e vogël dekorues, derisa edhe pjesëve tjera që mund t’i përdorni si zbukurues për flokë mund t’ju ofroni ngjyrë. 

(Kosova Sot)

2 orë e 17 minuta më parë
25/09/18