Ja si mund të dukeni më bukur në mënyrë krejtësisht natyrale

  • 30 August 2015 - 23:13
Ja si mund të dukeni më bukur në mënyrë krejtësisht natyrale

: Ilaçet natyrale janë më të përshtatshme për ruajtjen e shëndetit dhe bukurisë suaj, andaj së fundmi kanë filluar të gjejnë përdorim të gjerë në rutinën e bukurisë dhe në listën e këshillave të shumë profesionistëve. Ilaçet e mëposhtme, krejtësisht natyrale, ju ndihmojnë që të dukeni më bukur

Image

Pastrimi i rregullt i fytyrës

Pastrojeni fytyrën me ujë rregullisht, nëse dëshironi që poret tuaja të mbeten të hapura dhe lëkura të jetë e hidratuar.

Image

Hidratimi

Hidratojeni lëkurën tuaj në verë dhe në dimër. Nëse jeni alergjik në zbutës, përdorni banane të shtypur, të përzier me mjaltë. Pasi që ta keni trajtuar lëkurën me një përzierje të tillë, pastrojeni atë pas rreth pesëmbëdhjetë minutash.

Image

Parandalimi i tharjes së lëkurës

Hidheni një lugë çaji vaj ulliri në vaskë gjatë stinës së ftohtë të dimrit dhe në këtë mënyrë do ta ruani lëkurën, duke e parandaluar tharjen e saj. Gjithashtu, vaji i ullirit, i përzier me vezë dhe lëng limoni, përbën një maskë të shkëlqyer për lëkurën tuaj.

Trajtimi i buzëve dhe dhëmbëve

Nëse dëshironi që të keni buzë më të buta dhe më të definuara, e tëra që duhet të bëni është ta përdorni një brushë të butë për trajtimin e tyre, gjë që ju ndihmon t’i hiqni qafe qelizat e vdekura, ndërsa, limoni i përzier me kripë, cilësohet si një ilaç i mrekullueshëm për zbardhimin e dhëmbëve.

Image

Trangulli, ilaç për lëkurën

Trangulli është një pastrues i mrekullueshëm i fytyrës, ndërsa, lëngu i trangullit ka efekt të mrekullueshëm në zbutjen dhe përmirësimin e lëkurës suaj. Madje, lëngu i trangullit është fare lehtë të aplikohet në fytyrë.

Image

Uthulla e mollës për lëkurë të djegur nga dielli

Vaji i ullirit, i përzier me sasi të njëjtë të uthullës së mollës, është një ilaç i mrekullueshëm për largimin e rrezitjeve të padëshiruara nga dielli. Thjesht, përzieni mirë këta përbërës dhe me të trajtojeni pjesën e lëkurës ku janë shfaqur problemet.

Image

Kthejani shkëlqimin fytyrës me domate

Domatja është e njohur për shkatërrimin e akneve dhe shenjave të tjera, të zeza, në lëkurë. Andaj, ndajeni një domate në copëza të vogla dhe me këto copëza trajtojeni fytyrën, në pjesët ku më së shumti keni probleme me këto shenja.

Image

 

Vaji i kokosit

Vaji i kokosit është njëri nga vajrat më të efektshëm për trajtimin e çrregullimeve dhe alergjive në lëkurë. Për më tepër, vaji i kokosit është një zbutës i shkëlqyer, që ju ndihmon ta arrini një lëkurë më të butë dhe rrjedhimisht më të bukur.

Image

Ushqim i shëndetshëm, për lëkurë të shëndoshë

Konsumimi i rregullt i karotave, panxharit të kuq dhe lëngut të selinos, është çelësi për arritjen e një lëkurë më vezulluese, që ju ndihmon të dukeni më e re.

Image

(Kosova Sot)