Fustani që mund të bëhet trendi kryesor vjeshtor

  • 09 October 2018 - 12:12
Fustani që mund të bëhet trendi kryesor vjeshtor
Po, erdhi koha që të vishemi më trash, duke kthyer në skenë edhe çizmet, të cilat kompletojnë çdo kombinim të veshjes. Edhe pse kur përmendet fustani, rëndom mendojmë për stinën e verës, kjo veshje mund të përshtatet mirë edhe me stinën vjeshtore. Një fustan në veçanti ka ngjallur një interesim të madh të blogereve dhe ndjekësve të modës
 
Image

KARAKTERISTIKË E SEZONIT Ajo që është bërë e qartë që tani, është se fustani i lëkurës është ai i cili do ta karakterizojë sezonin vjeshtë/dimër 2018-19. Por, nuk e kemi fjalën për modelet e ngushta. Fustani i lëkurës, si fenomen i modës, kësaj here ka përjetuar një revolucion të vërtetë të modës! Kështu, ai aspak nuk rikujton ato modelet e ngushta, të cilat ishin në modë deri para pak vjetësh. e ka ndjekur këtë trend. Neve na duket se veshja e lëkurës ngjyrë braun, është më pak e ashpra. Në foto shihen disa nga këto fustane, njërin të mbrëmjes dhe tjetrin të ditës. Fustani i zi i lëkurës mund të bëhet një pjesë e preferuar e gardërobës tonë. Mund të përmbajë edhe pulla, si detaj të modës, meqë një gjë e tillë përshtatet me stilin urban, rinor. Varianti tjetër është fustani më i gjatë sesa nën gjunjë, me rripin i cili e thekson belin, por duke mos e theksuar së tepërmi vijën e përgjithshme të trupit. Janë fustane të mbrëmjes të cilët do të bëjnë që të biem në sy në çdo rast, natyrisht për të mirë. 

Image

Fundja, kur flasim për revolucionin, në botën e modës në lidhje me përdorimin e lëkurës për bërjen e rrobave, atëherë do të duhej të ishim kthyer në vitet 1960, kur veshjet e tilla lidhen me lëvizjet anarkike, e nga vitet 1970, veshjet e lëkurës bëhen shenja të veçanta të çiklistëve. Të themi se edhe pantallonat e lëkurës janë kthyer në modë gjatë viteve të kaluara. Por, kur flitet për modelet e fundit të fustaneve të lëkurës, ato kanë tejkaluar edhe pritjet tona. Fustanet për të cilat e kemi fjalën, janë të sofistikuara, femërore, nuk kanë asgjë nga momenti agresiv në veshje, duke mbetur seksi. 

 

Image

BRENDET E NJOHURA Kryesisht, nuk është i vogël numri i brendeve që kanë përfshirë këtë trend në koleksionet e tyre. Bëhet fjalë për fustanet nga lëkura e butë, të cilët bien lirshëm dhe theksojnë figurën femërore. Edhe "Calvin Klein" e ka ndjekur këtë trend. Neve na duket se veshja e lëkurës ngjyrë braun, është më pak e ashpra. Në foto shihen disa nga këto fustane, njërin të mbrëmjes dhe tjetrin të ditës. Fustani i zi i lëkurës mund të bëhet një pjesë e preferuar e gardërobës tonë. Mund të përmbajë edhe pulla, si detaj të modës, meqë një gjë e tillë përshtatet me stilin urban, rinor. Varianti tjetër është fustani më i gjatë sesa nën gjunjë, me rripin i cili e thekson belin, por duke mos e theksuar së tepërmi vijën e përgjithshme të trupit. Janë fustane të mbrëmjes të cilët do të bëjnë që të biem në sy në çdo rast, natyrisht për të mirë.

LËKURA E BARDHË Duhen përmendur edhe fustanin e bardhë të lëkurës, i cili e gjeti vendin e vet. I gjatë dhe me prerje të rehatshme, në kombinim bardhezi, ai është i mrekullueshëm për veshje gjatë ditës, kombinuar me çizme të shkurtra. 

(Kosova Sot)