'CHILLI-CHOCOLATE', HITI I RI NË NGJYROSJEN E FLOKUT PËR BRUNET

  • 18 October 2018 - 08:46
'CHILLI-CHOCOLATE', HITI I RI NË NGJYROSJEN E FLOKUT PËR BRUNET
Gjithmonë gëzohemi kur në paletën e ngjyrave aktuale për flokë, kur ngjyrosja e flokut është në pyetje, shfaqet një nuancë e re ose, si në këtë rast, kombinimi i nuancave. Sidomos është e pranueshme për faktin që në këtë trend përshtaten në ngjyrat e vjeshtës, me të cilat jemi gjithnjë të rrethuar. Por, e veçanta është se në këtë trend sidomos mund të gëzohen pjesëtaret e gjinisë së bukur me tonet kafe të flokut. Për momentin emri që i përshtatet është 'chilli-chocolate'. Derisa muajt verorë pas nesh ishin shënuar në shenjë të teknikave natyrale të ngjyrosjes dhe nuancave të ndritshme, midis tyre sidomos është theksuar trendi karamele me efektin e diellit në flokë, derisa vjeshta sjell me vete tone të reja. Në lidhje me këtë, asocimi i parë në ngjyrat vjeshtore të flokut janë - të gjitha variantet e ngjyrës së kuqe, me tone të gështenjës dhe të bakrit. Pikërisht një kombinim i tillë shfaqet edhe te ky trend, por me bazën e kaftë kur ngjyra e flokut është në pyetje. Më e mira është efekti i diellit në flokë që ka shkuar bashkë me verën. Në fakt, këtë trend e ka krijuar Amanda Leaman, që njihet si specialiste në teknikën e ngjyrosjes së flokut. Ajo thekson se 'chilli-chocolate' në fakt është ngjyrë që do të fitohet kur floku natyral ka nuanca të çokollatës dhe atë me pigmente të kuqe, të ndritshme në diell. Kjo ngjyrë e flokut është e duhura për vjeshtë me plot kuptimin e fjalës. Ngjyra është e pasur, e plotë, flokut i ofron volum dhe është zgjedhje e duhur për të gjitha ato që duan të freskojnë flokun e tyre dhe t'ia kthejnë shkëlqimin. Po ashtu, edhe pse Amanda ka theksuar se 'chilli-chocolate' është zgjedhja më e mirë për flokët natyrale brune, sepse nuanca e tyre e çokollatës vetvetiu është bazë e hatashme, me teknika adekuate për t'u lëshuar në aventura të reja.


(Kosova Sot)