‘Halloween’ po afron, këto janë maskat më ‘in’ të këtij viti

  • 20 October 2018 - 17:37
‘Halloween’ po afron, këto janë maskat më ‘in’ të këtij viti

Festa e ‘Halloween’-it konsiderohet si një festë argëtuese si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit. Në 31 tetor secili nga ne përpiqet të festojë në mënyra të ndryshme duke krijuar edhe maskën më të veçantë. Sigurisht që në simbol kjo maskë duhet të ketë të ‘frikshmen’ edhe pse kohët e fundit personazhet që imitohen kanë ndryshuar.
Ashtu si çdo vit edhe sivjet janë prezantuar maskat më ‘in’, të cilat njerëzit duhet t’i kenë parasysh. Ajo që vihet re është se imitimi i luanit është shumë i përhapur dhe vizatimi i tij në mënyrën e duhur do ju bëjë të jeni në brendësi të festës. Më poshtë po ju tregojmë edhe disa ide që këtë vit do të bëjnë namin.



(Kosova Sot)